Valsi i hidhur i bankinave te Superliges

/* */
Dash FRASHERI- Prej shumë sezonesh, trajnerët kanë qenë gjithmonë “viktimat” e para të kampionatit, disa për shkak të rezultateve të dobëta, të tjerë për shkak të mosmarrëveshjeve me presidentët, e një pjesë pas ndonjë “puçi” të organizuar me pjesëmarrjen edhe të lojtarëve. Sa për statistikë: nga viti 1992, pra në harkun e nëntë viteve, Vllaznia ka ndërruar plot 20 trajnerë.
Në 13 javët e parë të këtij edicioni të Kategorisë Superiore (2011-2012) janë ndryshuar bankinat e gjashtë ekipeve nga 14 skuadra: Skënderbeu, Tomori, Vllaznia, Dinamo, Flamurtari dhe Laçi. Gjithsej, duke marrë në konsideratë edhe trajnerët e përkohshëm, kanë drejtuar 14 ekipet 22 trajnerë. Lëvizjet e para nisën me shkarkimi e Shpëtim Duros nga Skënderbeu (pas javës së 4-t), i zëvendësuar nga çeku Stanislav Levi. Po pas javës së katërt dha dorëheqjen edhe Përparim Daiu, ky i fundit u zëvendësua nga Eqerem Memushi.
Pas javës së 6-të u shkarkua Mirel Josa, i zëvendësuar nga Rudi Vata. Gjithsesi, te Apolonia, në protokollin e ndeshjes, nga java e 4-t, trajner njihet Dhimitër Papaçiu, pasi Stavri Nica është pezulluar nga drejtimi i skuadrës për një periudhë tremujore, ndërsa te Vllaznia, në javën e 7-të drejtoi Elvis Plori. Artan Mërgjyshi pasoi në stolin e Dinamos veteranin i bankinave, Faruk Sejdini, i cili dha dorëheqjen në javën e 9-të.
Pas ndeshjes së javës së 11-të, erdhi largimi i Edmond Lutajt dhe zëvendësimi i këtij të fundit me Shkëlqim Muçën pas javës së 11-të. Një javë më pas, Nevil Dede dha dorëheqjen nga Laçi, duke u zëvendësuar përkohësisht në javën e 13-të nga Ylber Zani.
Sezonin e kaluar, një kampionat me 12 skuadra, veshën tutat e trajnerit 23 teknikë. Vetëm katër skuadra nuk i ndërruan trajnerët, Flamurtari (Gugash Magani), Teuta (Edi Martini), Kastrioti (Ramadan Ndreu) dhe Laçi (Stavri Nica). Tetë të tjerat, panë në bankinë nga dy deri dhe në katër trajnerë, si në rastin e Shkumbinit (Mirel Josa, Agim Canaj, Përparim Daiu dhe Kristaq Mile). Madje edhe Skënderbeu, që u shpall kampion, pati në bankinë dy trajnerë: Shkëlqim Muça i drejtoi “ujqërit” deri në javën e 20-të, ndërsa nga java e 21-të skuadrën e drejtoi Shpëtim Duro, ky i fundit çoi në Korçë edhe titullin.
Trajnerët kampionë
Në fillimin e edicionit 2011-2012 të Kategorisë Superiore, vetëm tre trajnerë kishin fituar titullin kampion: Faruk Sejdini me Dinamon në sezonin 2001-2002, Mirel Josa me Tiranën gjatë sezonit 2003-2004 dhe Shpëtim Duro me Skënderbeun, në sezonin 2010-2011. Por, asnjë prej tyre nuk rezistoi dot: Shpëtim Duro u shkarkua pas javës së 4-t, Mirel Josa pas javës së 6-të dhe Faruk Sejdini dha dorëheqjen pas javës së 9-të. Shkëlqim Muça, i cili zëvendësoi Edmond Lutajn te Flamurtari i Vlorës, tani është i vetmi që ka fituar tituj si trajner, madje katër të tillë.
Tre të huaj
Duke filluar në viti 1996, kur argjentinasi kampion bote, Mario Kempes, u ul në stolin e Lushnjës, trajnerët e huaj kanë qenë vazhdimisht të pranishëm në drejtimin e skuadrave shqiptare: kroatë, italianë, hungarezë, boshnjakë, gjermanë, rumunë, argjentinas. Aktualisht, tri nga 14 skuadrat drejtohen nga trajnerë të huaj. Konkretisht, te Tirana është spanjolli Hulian Rubio; te Bylisi kosovari me pasaportë turke, Naxhi Shensoj (kosovaro-turk) dhe te Skënderbeu është çeku Stanislav Lëvi, të tre këta debutojnë për herë të parë në kampionatin shqiptar.