E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në të cilën u miratuan vendimet e mëposhtme: V E N D I M P

Sot, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në të cilën u miratuan vendimet e mëposhtme:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR PROGRAMIN E FAZËS SË PARË TË HUASË, NË MBËSHTETJE TË POLITIKAVE TË ZHVILLIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për programin e fazës së parë të huasë, në mbështetje të politikave të zhvillimit, në shumën 6 800 000 (gjashtë milionë e tetëqind mijë) SDR.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.27, DATË 19.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË VLERËSIMIT DHE TË DHËNIES SË KONCESIONEVE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Në fund të pikës 1, të kreun VI, "Hartimi i dokumenteve të procedurës konkurruese", të vendimit nr.27, datë 19.1.2007, të Këshillit të Ministrave, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

"Në të gjitha koncesionet, komisioni, në kriteret e vlerësimit të ofertave, përfshin vlerën e pagave (royalties), që ofertuesit i japin autoritetit kontraktues, për një projekt koncesionar të caktuar.".

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.638, DATË 18.9.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË INFERMIERISTIKËS, NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.638, datë 18.9.2003, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

a) Në nëndarjen 19, te kreu 1.1 shtohet emërtesa "Kryeinfermier reparti në infektiv".
b) Kreu 1.2, i lidhjes 1, zëvendësohet me kreun me të njëjtin numër, emërtim dhe përmbajtje, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2007.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.306, DATË 27.6.2002,
TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELIT TË PAGAVE TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË, NË SISTEMIN E MINISTRISË SË SHËNDETËSISË, DHE SPITALIN USHTARAK QENDROR UNIVERSITAR, NË SISTEMIN E MINISTRISË SË MBROJTJES, SI DHE PËR TRAJTIMIN E MJEKËVE NË STRUKTURAT E FORCAVE TË ARMATOSURA", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Në lidhjen 1, që i bashkëlidhet vendimit nr.306, datë 27.6.2002, të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime:

a) Kreu 1.3 zëvendësohet me kreun me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Kreu 1.5 zëvendësohet me kreun me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2007.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË REZOLUTËS NR. BG/6-427, "PËR RRITJEN E KAPITALIT, TË AUTORIZUAR DHE TË NËNSHKRUAR, NË BANKËN ISLAMIKE PËR ZHVILLIM"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7740, datë 21.7.1993, "Për ratifikimin e marrëveshjes së anëtarësisë së Republikës së Shqipërisë në Bankën Islamike për Zhvillim", dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin, në parim, të rezolutës nr. BG/6-427, "Për rritjen e kapitalit, të autorizuar dhe të nënshkruar, në Bankën Islamike për Zhvillim".

2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE, QË RIMBURSOHEN NGA INSTITUTI I SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR, DHE TË MASËS SË MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 e 15, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të neneve 4 e 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit, përkatësisht, në masën 12 për qind, për tregtimin me shumicë, dhe 29 për qind, për tregtimin me pakicë, për barnat e listës së barnave që rimbursohen, dhe të marzheve të diferencuara, të tregtimit me shumicë e pakicë, të barnave të listës së barnave, të dhëna në pasqyrën III, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Masa e mbulimit të çmimeve të barnave të listës së barnave që rimbursohen, sipas klasifikimit ATC, të jetë në masën 50 për qind deri në 100 për qind, sipas grupeve, si më poshtë vijon:

Grupi I - Masa e mbulimit 100 për qind të çmimit

Në këtë grup përfshihen barnat, që kanë masën më të lartë të rimbursimit të çmimit dhe që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutike: A12, A16, G03, J04, L01, L02, L03, L04, M05, N02, V03, përkatësisht:

- Shtesa të kripërave minerale (Potasium chloride comb);
- Barna të tjera, të aparatit gastro-intestinal dhe të metabolizmit;
- Hormonet seksuale dhe modulatorët e sistemit gjenital (Cyproteronum Acetatum);
- Antimykobakterialët;
- Antineoplazikët;
- Barnat, që përdoren për terapinë endokrine;
- Imunostimuluesit;
- Imunosupresivët;
- Barnat, që përdoren për çrregullime të sistemit muskulo-skeletik;
- Analgjezikët (Morphinum, Pethidinum);
- Të gjitha produktet e tjera terapeutike.

Grupi II- Masa e mbulimit 85 për qind deri 95 për qind të çmimit

Në këtë grup përfshihen barnat, që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutike: A09, A10, A12, B01, B03, H01, H05, M04, N03, N04, N07, përkatësisht:

- Digjestivët, përfshi dhe enzimat;
- Antidiabetikët;
- Shtesa të kripërave minerale;
- Antikoagulantët;
- Antianemikët;
- Hormone të hipofizës dhe hipotalamike;
- Kalcium homeostatikët;
- Preparatet antigutoze;
- Antiepileptikët;
- Antiparkinsonikët;
- Barna të tjera, të sistemit nervor.

Grupi III - Masa e mbulimit 75 për qind deri në 85 për qind të çmimit Në këtë grup përshihen barnat, që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutike: C01, C02, C08, C09, H03, J05, N05, R03, përkatësisht:

- Barnat, që përdoren në terapinë kardiake;
- Antihipertensivët;
- Kalçibllokuesit;
- Barnat, që veprojnë në sistemin renin-angiotensin;
- Barnat, që përdoren në terapinë e tiroides;
- Barnat antivirale sistematike (Lamivudinum);
- Psikoleptikët;
- Antiastmatikët.

Grupi IV - Masa e mbulimit 65 për qind deri në 75 për qind të çmimit

Në këtë grup përfshihen barnat, që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutike: A02, A07, B05, C03, C07, G01, G02, G04, H02, N02, N06, përkatësisht:

- Antiacidet, barnat për mjekimin e ulçerës peptike dhe flatulencës;
- Antidiarreikët, antiinflamatorët dhe antiseptikët intestinalë;
- Zëvendësuesit e plazmës dhe perfuzionet;
- Diuretikët;
- Betabllokuesit;
- Antiinfektivët dhe antiseptikët gjinekologjikë;
- Barna të tjera gjinekologjike;
- Urologjikët;
- Kortikosteroidët sistemikë;
- Analgjezikët;
- Psikoanaleptikët.

Grupi V - Masa e mbulimit 55 për qind deri në 65 për qind të çmimit

Në këtë grup përfshihen barnat, që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutike: A03, A05, A11, G03, J01, J02, M01, P02, R05, S01, përkatësisht :

- Barnat antispastike, antikolinergjike dhe propulsive;
- Kolagogët dhe hepatoprotektorët ;
- Vitaminat;
- Hormonet seksuale dhe modulatorët e sistemit gjenital;
- Antibakterialët sistemikë;
- Antimykotikët sistemikë;
- Antiinflamatorët dhe antireumatikët;
- Antihelmentikët;
- Barnat kundër kollës dhe rrufës;
- Barnat oftalmike.

Grupi VI- Masa e mbulimit 50 për qind të çmimit

Në këtë grup përfshihen barnat, që kanë masën më të ulët të mbulimit të çmimit dhe që bëjnë pjesë në këto grupe terapeutikë: D01, D06, D07, C10, J05, N05, R01, R06, V07, përkatësisht:

- Antimykotikët dermatologjikë;
- Antibiotikët dhe barnat kimioterapeutike dermatologjike;
- Preparatet dermatologjike të kortikosteroidëve;
- Barnat për reduktimin e lipideve në gjak;
- Barnat antivirale sistematike;
- Psikoleptikët (Lorazepam, Chlorazepatum)
- Preparatet nazale;
- Antihistaminikët sistemikë;
- Të gjitha produktet e tjera joterapeutikë.

4. Masa e mbulimit të çmimit të barnave të pasqyrës ІІ, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të jetë 50 për qind.

5. Masa e mbulimit të çmimit të barnave, për alternativën e parë, në listën e barnave të rimbursueshme, për kategorinë e pensionistëve të jetë 100 për qind.

6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2007, i miratuar për Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

7. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, të përcaktojë kufizimet në përdorimin, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.

8. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

9. Vendimi nr.161, datë 21.3.2006, i Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e listës së barnave, që rimbursohen nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, dhe për masën e mbulimit të çmimit të tyre", i ndryshuar, shfuqizohet .

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›