Sot 18 vjetori i rënies së miteve të komunizmit

Si sot 18 vjet më parë, qytetarët e Tiranës rrëzuan monumentin e diktatorit Enver Hoxha dhe shënuan një pikë kthese në zhvillimin e proceseve demokratike. Në kujtim të ditës së rënies së miteve të komunizimit në Tiranë do të organizohen dhe një sërë aktivitetesh. Veçohet dekorimi nga Presidenti i Republikës i 14 protagonistëve të rrëzimit të simboleve komuniste në 20 shkurt '91 dhe një aktivitet në kuadër të 18 vjetorit të grevës së urisë të mbi 700 studentëve e pedagogëve të universiteve të vendit, një ditë që cilësohet si triumfi i lirisë. Rënia e simboleve të komunizimit në Shqipëri, në 20 shkurt të vitit 1991, do të përkujtohet në Tiranë edhe me hapjen e një ekspozite që rikthen në vëmendjen e vizitorëve një pjesë të vogël të krimeve të regjimit komunist.