Sot, Bajrami i Madh. Muça: Ndihmoni të varfrit
"Agjërimin e 30 ditëve të Ramazanit, larjen e mëkateve, pastrimin e shpirtit dhe trupit, muajin e qetësisë dhe begatisë ku ti i falesh Zotit, i kërkon të të pranojë këtë ritual pavarësisht të mirave që të sjell, kryesore është të të njihet", thonë besimtarët myslimanët. Kjo do të thotë se detyrën që ke përmbushur sipas rregullave të shkruara në Kuran, mund të ta njohë vetëm Zoti. Mbajtja e agjërimit është detyrë, por nga ana tjetër është edhe përmbushje e qetësisë shpirtërore, pastrimit dhe devotshmërisë së besimit. Menjëherë pas 30 ditëve të Ramazanit vjen festa e Bajramit të Madh, ose siç njihet ndryshe si Fiter Bajrami. Festa e Bajramit, e përkthyer nga arabishtja do të thotë: gëzim dhe hare. Por nuk ka rëndësi kjo, më tepër se sa termi pararendës: Fiter.
Kjo fjalë vjen nga arabishtja dhe në origjinal i thuhet fitre, që ka kuptimin e foshnjës që sapo ka dalë në jetë. Në doktrinën islame, nuk pranohet mëkati i trashëguar. Përkundrazi, njeriu lind i pastër (pra fitre), e jeta më pas i kalon në trazime si pasojë e gjynaheve që janë të pashmangshme për nga natyra njerëzore, ndërsa me anë të besimit në Zot, këto gjynahe zvogëlohen e pastrohen me pendim e lutje. Dje, urimi i parë për festën e Bajramit për besimtarët në të gjithë vendin ka ardhur nga kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça.
Veç urimeve më të mira për shqiptarët kudo ku ndodhen, Muça ka theksuar edhe një herë se një nga rregullat që duhet të zbatohen në këtë festë është edhe sevapi për të gjitha familjet e varfra. Ndihma për më të varfrit, për ata që nuk kanë mundësi të mbushin tavolinën si pasojë e të ardhurave ekonomike, duhet të vijë nga besimtarët.
Zakonisht në xhamitë e kryeqytetit qëndron një kuti ku hidhen para, mblidhen ndihma, e më pas përfaqësues të institucioneve fetare ua japin në ndihmë më të varfërve.