Plagos bashkëfshatarin, arrestohet nga policia
Policia e Tiranës bëri ndalimin e Kristo Ballës, 48 vjeç, pasi dyshohet si autor i plagosjes së Mariglen Plakut, 30 vjeç. Arrestimi u bë mbrëmjen e djeshme nga specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit. Kristo Balla është i dyshuar si autor i një plagosjeje të rëndë të ndodhur në Farkë të Vogël më datën 11 shtator. Sipas burimeve policore mësohet se pas një sherri banal Kristo Balla ka plagosur Mariglen Plakun i cili është dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin e Tiranës. Grupi i punës po kryen të gjitha veprimet procedurale dhe materialet do t‘i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.