E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohej për vjedhje, prangoset një 18-vjeçare

Dënohet nga Gjykata e Durrësit në mungesë dhe vetëm dje është prangosur nga Policia e Elbasanit. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se rreth orës 21:00 të së premtes, është bërë ndalimi i 18-vjeçares Benereta Varfaj e dënuar me "arrest shtëpie", gjashtë muaj më parë. Mësohet se Varfaj, banuese në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit, në bashkëpunim me një 20-vjeçare nga qyteti i Durrësit, ka vjedhur një banesë në plazhin e Durrësit, familjarët e së cilës ishin emigrantë. Sipas ekspertëve vlera e mallrave të vjedhur llogaritej në rreth 200 mijë lekë. Për këtë qëllim, gjykata e qytetit bregdetar do ta dënonte atë nën akuzën "vjedhje në bashkëpunim" me arrest shtëpie në mungesë, gjë që e kishte detyruar Policinë e Elbasanit ta shpallte person në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›