E Diel, 1 Nëntor 2026

15-vjeçari karbonizohet duke bërë dush

Tenton të bëjë dush, gjen vdekjen i karbonizuar një 15-vjeçar. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Berdenesh, 4 kilometra larg qytetit të Sarandës, dje, në orët e vona të ditës. Mësohet se 15-vjeçari Ilir Dervishaj ka hyrë në dush dhe ka dalë që andej pothuaj pa jetë, pasi një shkarkesë elektrike ka qenë fatale për jetën e tij. Megjithëse është transportuar me urgjencë për në spitalin civil të Sarandës, mjekët kanë pohuar se 15-vjeçari Dervishaj ka mbërritur pa jetë, pa u dhënë asnjë mundësi të ndërhyjnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›