E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, gjendet kufoma e një të moshuari në bregun e lumit Vjosë

VLORË- Kufoma e një personi të seksit mashkull është gjetur sot në mesditë në bregun e lumit Vjosa në afërsi të fshatit Poro të Vlorës. Kanë qënë disa banorë të zonës, ata që kanë parë në breg kufomën, e më pas kanë lajmëruar policinë.

Policia e qytetit bregdetar ka mundur të identifikojë viktimën, i cili ishte një i moshuar nga Fieri, 71 vjecari Islam Bregu i zhdukur prej dy ditësh nga shtëpia e tij në Frakull.

Sipas policisë i moshuari i larguar nga shtëpia vuante nga depresioni. Burime të policisë sqarojnë gjithashtu se ai prej disa kohësh ishte edhe përdorues i pijeve alkoolike. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vetëmbytje, pasi sipas policisë, viktima nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Kufoma është cuar në morgun e qytetit të Fierit, ku mund ta tërheqin familjarët.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›