E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojne programet e arsimit parauniversitar. Sequi Kurrikula europiane

Programet e arsimit bazë do të ndryshojnë duke u mbështetur në kërkesat e Bashkimit Europian. Reforma ka filluar u shpreh ministri i Arsimit Myqerem Tafaj i cili ka kërkuar ndërkohë dhe mbështetjen e arsimtarëve si dhe të vetë nxënësve. Këtë deklaratë kreu i arsimit e bëri gjatë një vizite në shkollën 9- vjecare “Edit Durhan” në Tiranë, në prani dhe të ambasadorit të Bashkimit Europian në vendin tone Ettore Sequi.

“Plani dhe programi mësimor synon të përmbushë objektivat e planeve dhe programeve mësimore të vendeve të BE. Pra ai do të jetë një plan në program mësimor tërëisht në standartet europiane”- tha Tafaj.

Në të njëjtën linjë ka qënë dhe mesazhi i ambasdorit Sequi drejtuar nxënësve dhe arsimtarëve. Ai u shpreh se tashmë kurrikulat që përdoren janë pothuasje të njëjta me ato të vendeve euopiane. Më pas Tafaj dhe Sequi kanë zhvilluar një vizitë në klasat e para të kësaj shkolle, ku dhe ju kanë shpërndarë nxënsve të ditën e dytë të vitit të ri shkollor edhe dhurata e libra.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›