Moisiu 15 per qind e grave preken nga depresioni pas lindjes

Rasti i mohimit të fëmijës është nga më ekstremet në depresionin pas lindjes. Shqetësimet post-partum prekin mbi 15 përqind të grave, ndërkohë që sipas mjekëve 10 përqind e këtyre fundit, shkon deri në vetëvrasje. Duke komentuar ngjarjen e Vlorës, Rubena Mojsiu, drejtore e Materniteit “Koco Glozheni” në kryeqytet, thotë se ka pasur ngjarje të ngjashme edhe më parë, ndonëse shumica e nënave nuk kanë shkuar deir në aktin ekstrem.
"Shfaqet nga 8 deri në 15 për qind të grave që lindin, është një shifër që nuk është e vogël. 10 për qind e këtyre grave kanë idera vetëvrajse. Shenja më e rëndë që mund të shfaq është mohimi i fëmijës, gjë e cila mendoj që ka ndodhur në rastin konkret", tha Rubena Mojsiu, Drejtore e Maternitetit "Koco Glozheni".
Shkaktarët e depresionit pas lindjes sipas Rubena Mojsiut janë multidimensionalë, sa fizikë aq dhe socialë. Ndër më të shpeshtët janë ndryshimet hormonale, por edhe frika nga të bërit nënë.
"Akuzohen shumë ndryshimet e mëdha hormonale menjëherë pas lindjes, ka një rënie të të gjithë hormoneve të shtatzanisë, po gjithashtu akuzohet dhe fakti i frikës së qënit prind. Varfëria akuzohet, frika se me se do e ushqej këtë fëmij pasi të shkoj në shtëpi", thotë Mojsiu.
Në dy maternitetet e kryeqytetit ka dy klasa të posaçme për kujdesin e nënës për t’u ndjekur gjatë shtatëzanisë. Mjekët dhe psikologët u mësojnë atyre të gjitha ndryshimet fizike dhe mendore. Por sipas mjekëve, interesi i nënave shqiptare është i pakët, pasi mungon kultura e përgjithshme mjekësore.
Julia Bardhushi