E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha takim me perfaqesues te Bankes Gjermane

Bashkia e Tiranës  ka kërkuar mbështetjen e bankës gjermane për zhvillim në projektet që  do të ndërmarë për zhvillimin e infrastrukturës së Tiranës, në vecanti  në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve në Tiranë si dhe në procesin e riciklimit të mbetjeve.

Kjo ka qënë kërkesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha gjatë një takimi me një delegacion të bankës gjermane për zhvillim  të kryesuar nga zonja Ute Rodrian. Përfaqësuesit gjermanë  duke  vlerësuar projektet që po ndërmer bashkia e Tiranës, kanë ofruar mbështetjen e tyre. Ndërkaq kryetari i bashkisë është takuar  dhe me deputetim gjerman të landit të Shtugartit zotin Kiesvetter.

Kryebashkiaku e njohu deputetin gjerman me planet dhe projektet e Bashkisë në fushën e infrastrukturës, planin urbanistik, çështjet e transportit. Deputeti gjerman ka  shprehur gadishmërinë  për të thelluar bashkëpunimin e Bashkisë së Tiranës me atë të Shtutgartit, me një marrëveshje binjakëzimi, si dhe  citoi se do të ndihmojë në informimin e komunitetit te biznesit atje në lidhje me mundësitë që ofron Tirana.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›