E Diel, 1 Nëntor 2026

Leku zhvlerësohet sërish kundrejt euros


Monedha shqiptare lek zhvlerësohet kundrejt euros. Pas disa ditëve të qendrueshme në vlerat e saj euro sot është shkëmbyer me rreth 4 pikë më shumë. Kështu një euro është shkëmbyer sot me rreth 139 lekë kundrejt 135 lekë që është këmbyer një javë më parë. Kursi i këmbimit valutor pas një qëndrueshmërie ka pësuar lëkundjet e radhës. Sipas specialistëve ardhja e festave ka bërë që të shkëmbehen më tepër mallra në monedhën europiane euro duke e shvlerësuar lekun. Ndërkohë që lëkundje të lehtë ka pësuar dhe vlera e dollarit e cila ka ndryshuar me rreth një pikë. Vlerat normale të shkëmbimit të euros duhet të jenë rreth 135 lekë e megjithatë luhatjet e shpeshta të vlerës kanë bërë që vlerësimi i euros ndaj lekut të mos shkaktoj panik pavarësisht se nuk është pozitive për ekonomin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›