E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në aksident 26-vjeçarja, shpëton foshnja

Një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident në Itali, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht fëmija i saj 4-muajsh. Viktima është identifikuar me emrin Silvana Mullisi. Ajo gjeti vdekjen pas përplasjes së automjetit të saj tip ‘Fiat’ me një kamion që vinte nga Zvicra. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi pranë Domodossoles. Nga hetimet e para policore dyshohet se nënën e re mund ta ketë zënë gjumi në timon dhe kjo ka shkaktuar devijimin e automjetit të saj në korsinë e kundërt dhe për pasojë përplasjen me kamionin. Ajo ka ndërruar jetë në spital, ndërsa foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, duke shpëtuar vetëm me një frakturë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›