Topalli: Situata në Shkodër e komplikuar

Kryetarja e Kuvendit u interesua në mënyrë të veçantë për skemën e re të shpërndarjes së ndihmave nga pushteti lokal, për banorët e evakuuar dhe të strehuar në konvikte, si dhe për fshatrat të rrethuar ende nga uji.
"Me idenë e një menaxhimi më të mirë të punës në drejtimin e Prefektit dhe Kryetarit të Bashkisë, është bërë një skemë tjetër e shërbimit ndaj qytetarit dhe në mënyrë të veçantë për Bashkinë e Shkodrës. Ndërkohë që kjo qendër është hapur posaçërisht prej pak ditësh; ajo është vetëm në dispozicion të Bashkisë të Shkodrës, e cila me këtë skemë të re e ka më të lehtë të furnizojë konviktet”, ka thënë Topalli.
Ajo shprehu mirënjohjen për solidarizimin e krijuar nga shqiptarët, duke përmendur këtu edhe ata nga Kosova që kanë dërguan ndihma për banorët e prekur. “E gjithë Shqipëria, gjithë kombi, çdo shqiptar këtu dhe në Kosovë është duke dërguar ndihmë dhe, siç e shikoni një pjesë e pakove të mëdha kanë ardhur nga Kosova, gjatë gjithë këtyre ditëve, kanë ardhur edhe sot . Kjo tregon që ne shqiptarët, në ditë të vështira jemi një”, vijoi ajo.
Zonja Topalli nuk harroi që akuzonte edhe opozitën për qëndrimin e saj për këtë situatë. “Vetëm një emër në Shqipëri, vetëm një njeri kërkon që të përdorë këtë situatë për pushtetin e tij politik. Nga protesta në qytetin turistik të Pogradecit, kur Shkodra ishte zhytur, në rrugët e tij , e paimagjinueshme tek grushtet e degës së Partisë Socialiste, këtu në Shkodër, tek mashtrimet, shpifjet e ditëve të mëparshme; kjo është e padëgjuar në historinë e kombit tone, nga një, që mendohet se është shqiptar”, tha ajo drejtuar kryetarit socialist, Rama.
Kryeparlamentarja shtoi se shkodranët s’do t’ia falin kurrë “Edvin Ramës zgjedhjen e tij më të papërgjegjshme, më imorale, më jo njerëzore, më antishqiptare, që mund të ketë ndodhur në historinë e kombit tonë”. /Saimir Lleshi/
2010-12-11 16:53
[