Sot Kosova pranohet zyrtarisht anëtare e FMN-së
Dita e sotme shënon zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. FMN-ja njoftoi se shteti i ri i Kosovës bëhet anëtari i 186 i kësaj organizate financiare. Në një konferencë për shtyp të mbajtur tri ditë më parë, Alistir Tomson zëdhënësi i FMN-së tha se ditën e hënë autoritetet kosovare firmosin dokumentet e fundit të marrëveshjes me FMN-në. Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar Kosovës, vendit me të varfër në Evrope anëtarësim, që muajin e shkuar të drejtën e anëtarësimit. Për Kosovën qenia anëtare e FMN-së është një arrije e madhe pasi vendi ende nuk njihet nga gjithë anëtarët e OKB-së. Kosova u bë e pavarur në 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga 60 vende përfshi dy të tretat e BE-së. Kosova shpreson shumë shpejt të bëhet dhe anëtar i Bankës Botërore. Anëtarësimi në struktura të tilla i krijon mundësi Kosovës që të marrë huave nga këto organizata financiare për të mëkëmbur ekonominë e vendit.
29 Qershor 2009