Nisi takimi dyditor i OSBE-së për çështjet e sigurisë
KORFUZ - Ministrat e Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) kanë hapur dje takimin lidhur me mundësinë e krijimit të një strukture të re të sigurisë në Europë. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Havier Solana, u tha gazetarëve se ka shumë aspekte të arkitekturës së sigurisë evropiane që mund të zhvillohen më tej, pa i ndryshuar strukturat themelore ose pa e vënë në rrezik sistemin, që “ka dhënë stabilitet fantastik” për shumë vite.
Në bisedime që po zhvillohen në ishullin Korfuz të Greqisë, do të shqyrtohet edhe konflikti ushtarak i vitit të kaluar ndërmjet Rusisë e Gjeorgjisë. Në këtë takim të rëndësishëm pritej të merrte pjesë edhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, por ajo njoftoi mos-pjesëmarrjen e saj për shkak të problemeve shëndetësore.
29 Qershor 2009