E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, Kryeministri Berisha priti Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Zotin Antonio Milloshovski Kryeministri Berisha dhe Ministri Milloshovski shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e shkëlq

Sot, Kryeministri Berisha priti Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Zotin Antonio Milloshovski

Kryeministri Berisha dhe Ministri Milloshovski shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike midis Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ata vlerësuan gjithashtu bashkëpunimin midis të dy vendeve në të gjitha fushat, përfshi bashkëpunimin ekonomik, tregtar, në luftën kundër krimit të organizuar, etj.

Kryeministri Berisha dhe Ministri Milloshovski ndanë të njëjtin vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, në dobi jo vetëm të Shqipërisë e Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit.

Në këtë aspekt, ata diskutuan mbi drejtime konkrete të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Ata vlerësuan nevojën dhe rëndësinë e hapjes së pikave të reja të kalimit të kufirit, që do të kontribojnë pozitivisht në rritjen e shkëmbimeve dhe lëvizjen midis të dy vendeve; forcimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit, i cili ka njohur një rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar. Në mënyrë të veçantë, ata u ndalën në heqjen e barrierave midis të dy vendeve për të krijuar një hapësirë të liberalizuar të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve që, ndër të tjera, do të zgjerojë tregjet midis të dy vendeve dhe do të forcojë interesimin e investitorëve të huaj. Në takim, u shpreh mbështetja për Korridorin VIII dhe përpjekjet për tërheqjen e financimeve të BE-së për infrastrukturën rajonale.

Duke u ndalur në procesin e integrimit të dy vendeve në institucionet Euro-Atlantike, Kryeministri Berisha dhe Ministri Milloshovski shprehën kënaqësinë për mesazhin pozitiv të Samitit të Rigës dhe diskutuan për thellimin e reformave për anëtarësim në NATO. Në mënyrë të veçantë, Kryeministri Berisha theksoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe kontakteve, në kuadrin e iniciativës së Kartës në Adriatikut.

Kryeministri Berisha vlerësoi në takim përparimin e bërë nga Maqedonia në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilën e cilësoi si shumë të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin dhe zhvillimin e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin në rajon. Ai inkurajoi vazhdimin e zbatimit të plotë të saj. Nga ana e tij, Ministri Milloshovski shprehu angazhimin e qeverisë maqedonase ndaj kësaj marrëveshjeje.

Në lidhje me problemin e Kosovës, Kryeministri Berisha dhe Ministri Milloshovski rishprehën mbështetjen e plotë të të dy qeverive për misionin e Presidentit Ahtisari, duke theksuar se çështja e statusit të Kosovës duhet zgjidhur sa më shpejt, pasi çdo zvarritje ka pasoja të dëmshme për zhvillimin e Kosovës dhe proceset e saj demokratike dhe integruese.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›