Nis Kuvendi, 3 ligjet e integrimit, sërish në rend dite
TIRANE- Kuvendi u mblodh sot në seancë plenare, e cila mund të jetë edhe e fundit për këtë legjislaturë.
Në rend të ditës sot janë vendosur sërish 3 ligjet, ku pritet të diskutohet miratimi ose jo i tyre, që është edhe kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Seanca nisi rreth orës 12:30, ndërsa nuk pati diskutime për pr/ligjet në rend të ditës.
Pas 30 minutash ndërprerje Kuvendi do të mblidhet sërish për të kaluar në votim.
Edhe pse politika ka dhënë sinjale për një dakordësi përsa i përket votimit të 3 ligjeve, pritet që seanca e sotme të vulosë gjithçka.
Tre ligjet, për Gjykatën e Lartë, për nëpunësin civil dhe rregullorja e parlamentit, kanë qënë pjesë e axhendës së Kuvendit, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Pak ditë më parë, kreu i LSI-së, Ilir Meta i bëri thirrje klasës politike që të miratojnë para mbylljes së kësaj legjislature, tre ligjet e rëndësishme për procesin integrues të vendit.
(m.a/BalkanWeb)