Behrami shpëton Mihajloviçin

Paraqitja e shkëlqyeshme e Valon Behramit, por edhe e shokëve të tij të skuadrës, e kanë shpëtuar trajnerin Sinisa Mihajlovic nga shkarkimi.
Në fakt, Fiorentina fitoi të dielën në mesditë ndaj Palermos me rezultat 4:2, dhe trajneri serb iu gëzua më së shumti këtij rezultati.
25-vjeçari asistoi te goli i parë, të cilin e realizoi Alberto Gilardino, por kreu punë të mirë në mesfushë gjatë tërë ndeshjes.
“Kemi parë një lojë mjaft të mirë të Behramit. Ai po integrohet shumë mirë në skuadrën tonë”, ka thënë trajneri Mihajlovic, i cili festoi së bashku me Behramin, gjatë dhe pas ndeshjes.
Golat e tjerë për ekipin Viola i shënuan Camporese, Bovo (autogol) e Montolivo, derisa për vendësit shënuan Pastore e Nocerino. Pas xhiros së 25-të në Serie A, Fiorentina zë vendin e 10-të me 32 pikë, por me një ndeshje më pak.