E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Integrimit, znj. Ermelinda Meksi i ka dërguar një mesazh Sekretarit të Zyrës për Evropën të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, z.Den

Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Integrimit, znj. Ermelinda Meksi i ka dërguar një mesazh Sekretarit të Zyrës për Evropën të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, z.Denis Macshane, me anë të së cilit shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar me rastin e marrjes përsipër nga ana e saj të postit të zëvëndëskryeministrit dhe atë të ministrit të Shtetit për Integrimin Evropian.

Znj. Meksi i ka shprehur z. Macshane në emër të qeverisë shqiptare mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian. " Unë jam shumë e vetëdijshme për vështirësitë e shumta që duhet të përballojmë në përshpejtimin e progresit të reformave të vendit në lidhje me kërkesat e procesit të Stabilizm Asociimit. Tashmë kemi hyrë në një fazë më të rëndësishme të negociatave me BE dhe këtu jemi duke vënë përpjekjet tona maksimale për përfundimin e tij në një kohë sa më të shkurtër. "- i është drejtuar znj. Meksi z.Macshane

Znj. Meksi i ka shprehur z.Macshane ndjenjat e konsideratës më të lartë si dhe besimin e qeverisë shqiptare në vazhdimësinë e mbështetjes së vyer të Mbretërisë së Bashkuar në të ardhmen.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›