Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Ermelinda Meksi i ka dërguar një telegram ngushëllimi bashkëshortes së komisarit të policisë së Krujës, Gani Malushi, i
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Ermelinda Meksi i ka dërguar një telegram ngushëllimi bashkëshortes së komisarit të policisë së Krujës, Gani Malushi, i cili humbi jetën dje. Në këtë telegram, znj Meksi shprehet:
"Me cilësinë e Zv/Kryeministres, por dhe si grua ndjej dhimbjen tuaj në këtë moment të humbjes së njeriut tuaj të dashur dhe të një prej oficerëve më korrektë, më të ndershëm dhe të devotshëm të shtetit, i cili gjithë jetën e tij ia përkushtoi zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së jetës së qytetarit. Ndjehem në këto momente të vështira pranë jush për t'jua lehtësuar sadopak dhimbjen e një humbjeje kaq të madhe. Ju siguroj mbështetjen time maksimale si dhe do ju lutesha t'i transmetonit ngushëllimet e mia më të thella nënës së të ndjerit bashkeshortit tuaj."