Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi falenderoi Sekretarin e Shtetit për Cështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës,
Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin Evropian, Ermelinda Meksi falenderoi Sekretarin e Shtetit për Cështjet Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës, Ramon de Miguel për mbështetjen dhe inkurajimin e vazhdueshëm të qeverisë spanjolle dhënë qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj drejt pasurimit të Procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Integrimit Evropian në tërësi.
"Më jep një kënaqësi të madhe t'ju informoj se Qeveria Shqiptare e vlerëson maksimalisht mbështetjen e qeverisë spanjolle në përpjekjet e saj për arritjen e synimit ambicioz të Integrimit Europian. Gjithashtu, është besimi ynë i fortë për pasjen e mbështetjes së vyer të Spanjës në të ardhmen."- shprehet znj. Meksi në mesazhin dërguar z. de Miguel.