E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Meksi ka shprehur vlerësim dhe mbështetje maksimale për inicijativat rinore ballkanike në kuadër të rritjes së ndërgj

Sot Zëvëndëskryeministrja dhe Ministrja e Shtetit për Integrimin, znj. Meksi ka shprehur vlerësim dhe mbështetje maksimale për inicijativat rinore ballkanike në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit të të gjithë aktorëve të përfshirë në proceset integruese. " Ndjej realisht rëndësinë e kontakteve të tilla për të vlerësuar rolin e aktorëve pjesëmarrës, ku rinia luan një rol shumë të rëndësishëm."-u shpreh znj. Meksi në Konferencën e Lidhjes Rinore Ballkanike .

Procesi i integrimit kërkon rritjen e transparencës dhe indentifikimin e të gjithë aktorëve pjesëmarrës me rolet që u takojnë, duke përfshirë rininë në vecanti. "Jeni ju ato që sot nëpërmjet aktiviteteve edukative po merrni njohuritë e duhura, të cilat jam e bindur që shumë shpejt do t'i vini në shërbim të përballimit me sukses të sfidës së përafrimit Evropian."-u është drejtuar znj. Meksi të rinjve.

Znj. Meksi ka shprehur kënaqësinë e të punuarit më një staf të rinjsh. "Une nuk kam asnjë kompleks që punoj me të rinj, sepse vetë procesi i integrimit është një proces i ri, i cili kërkon të mësojmë shumë. Është një proçes që e orienton Shqipërinë drejt një vizioni të ri, drejt standarteve të reja të BE-së, drejt të cilave rinia është më e prirur të shkojë me shpejtësi."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›