E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot definohen procedurat doganore me Serbinë

Shefi i ekipit negociator serb në dialog me Prishtinën, Dejan Paviqeviç, ka deklaruar se sot ose më së largu deri nesër do të definohen procedurat doganore që do të zbatohen në vendkalimet nga Serbia drejt Kosovës.

Ndërkohë, punët në vendosjen e objekteve për menaxhimin e integruar të kufijve në Jarinje do të përfundojnë të premten më 7 dhjetor.

Sipas medieve serbe, punëtorët po vazhdojnë punën në rregullimin e infrastrukturës rrugore që çon drejt vendkalimit kufitar që gjendet në zonën neutrale në mes pikës së kontrollit të policisë së Serbisë dhe asaj kosovare.
.....

Një ditë para takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq, mediat serbe njoftojnë se Beogradi kërkon që paratë e mbledhura nga pikat doganore në vendkalimet kufitare mes Kosovës e Serbisë të dërgohen në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe.

“Të ardhurat nga doganat në Jarinë dhe në Bërnjak nuk do të shkojnë në buxhetin e Prishtinës, por në një llogari të veçantë, nga e cila më pas do t’iu dërgohen komunave serbe në veri të Kosovës, ndërsa doganieret kosovarë atje do të jenë vetëm vëzhgues”, shkruan Novosti.

Këtë gjë, sipas Novostit, pala serbe do ta propozojë sot, në dialogun teknik që zhvillohet në prag të takimit mes dy kryeministrave. Ndërkohë, shefi i ekipit serb në dialogun teknik, Dejan Paviçeviq, ka thënë se protokoli teknik mbi marrëveshjet nuk mund të ndryshojë, edhe pse një gjë e tillë po kërkohet me ngulm nga serbët e veriut të Kosovës.

“Do të mundohemi që kërkesat e njerëzve tanë t’i përfshijmë në dokumentet, që do ta përcjellin zbatimin e IBM-së. Në këtë po punojmë në mënyrë intensive dhe shpresoj se do kemi sukses”, tha Paviçeviq.

Përveç doganave, serbët e veriut të Kosovës kundërshtojnë edhe dokumentet e Kosovës si dhe tabelat e automjeteve, për të cilat çështje janë arritur marrëveshje në Bruksel.

Sipas mediave serbe, liderët e serbëve, sërish do të takohen me presidentin serb, Tomisllav Nikolliq të martën, për t’u njoftuar në lidhje me marrëveshjet, transmeton rel.

Serbët, kanë kërcënuar se do të vendosin sërish barrikadat, nëse nuk përmbushet kërkesat e tyre.

Kosova e Serbia në dialogun teknik kanë arritur deri më tash 7 marrëvehsje, zbatimi I të cilave ka shënuar ngecje./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›