Moti me shi, përmbytje në Lezhë

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë sjellë probleme në disa fshatra të Lezhës.
Uji ka përmbytur qindra hektarë në fshatin Barbulloj të komunës Kolsh.
Përmbytja ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të kolektorit në fshatin Tale, i cili kryen dhe spostimin e ujërave të zonës.
Sipas drejtuesve të pushtetit vendor, hidrovori i fshatit Tale nuk ka funksionuar për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Autoritetet kanë nisur marrjen e masave për të shmangur përkeqësimin e situatës./Indeksonline/