E Diel, 1 Nëntor 2026

Anagnosti-Xhuvani, filmat ikin ne Bruksel

Tete filma nga Ballkani do te shfaqen nga sot deri me 23 prill ne Bruksel (Belgjike) ne kuader te nje aktiviteti kushtuar kinematografise se gadishullit, qe ne nje nga gjuhet e gadishullit ballkanik, do te thote "mjalte dhe gjak". Kinemaja shqiptare do te prezantohet me filmin "Parullat" te Gjergj Xhuvanit dhe "Gjoleka, djali i Abazit" me regji te Dhimiter Anagnostit, dy filma te vleresuar nga bota nderkombetare e kinemase. Filmat qe do te shfaqen ne kete aktivitet te organizuar nga Komisioni Evropian, jane prezantuar me pare ne disa festivale nderkombetare, si ne festivalin e Berlinit, Selanikut, Romes, Kanes dhe Sofjes. Ditet e filmit hapen me prodhimin kroat "Amin", ndersa filmi i Anagnostit, do te shfaqet sot pasdite e "Parullat" i Gjergj Xhuvanit, do te shfaqet diten e fundit, me 23 prill.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›