E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maestro Kodra, heshtje per 90 vjetorin e lindjes

Njihet nga bota e artit si primitivi i qyteterimit te ri. Dhe sot, mbushen 90 vjet nga dita kur lindi piktori i njohur Ibrahim Kodra. E per kete, pervjetor te tij, nuk eshte lajmeruar asnje aktivitet i mundshem ne Tirane. Ai lindi ne Ishem te Durresit, ndersa ne vitet 1928-1932 studioi ne shkollen teknike "Harry Fultz" (Tirane), teksa ndoqi kurset e piktures dhe vizatimit nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Cdo vit i jetes se Ibrahim Kodres numeron me dhjetera ekspozita kolektive dhe vetjake te celura ne galeri dhe muze te ndryshem ne mbare Italine, Evrope e me gjere (Paris, Nju-Jork, Gjeorgji, Gjermani etj). Veprat e Kodres ruhen dhe ekspozohen ne muzeun e Vatikanit, Dhomen e Deputeteve, ne galeri publike, muze dhe koleksione private ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, SHBA, Rusi, Australi, Brazil, Argjentine, Greqi, Shqiperi, Jugosllavi, Kosove, Iran etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›