Sot draftplani Urbanistik, si do te zhvilloje ekonomine Luljeta Ndoka
Tirana dhe Durresi, te cilesuara si dy qendrat kryesore te terheqjes se popullsise dhe investimeve ne vend, do te shnderrohen se bashku ne nje pike strategjike per rajonin. Te pakten kjo parashikohet ne Planin e ri Urbanistik, qe do te prezantohet sot nga Bashkia e Tiranes. Ky plan, i munguar qe ne vitin 1989, i sheh qarqet Tirane-Durres si nje porte hyrese per te gjithe gadishullin e Ballkanit. Arkitekti Flamur Kuci, drejtuesi i grupit teknik per konceptimin e Planit Territorial te Tiranes dhe keshilltar i Kryeministrit per ceshtjet urbane, i sheh keto dy qarqe si nje zone potenciale per shanse te mira ekonomike. Kjo per shkak te prezences se portit, te nje parku energjetik, per shkak te mundesise per nje park industrial, aeroportit, nje rrjeti te mire infrastrukturor qe ka ky rajon edhe me pjeset e tjera periferike, qofte me autostraden ne drejtim te Kosoves, rrugen e re ne drejtim te Dibres, me tunelin e ri te Elbasanit, boshtin e jugut. "Ky eshte nje vend qe gezon kete lloj potenciali. Plani urbanistik, ne bashkepunim me te gjitha bashkite dhe komunat perreth kryeqytetit, ka zhvilluar nje koncept metropolitan. Skema e zhvillimit metropolitan, praktikisht eshte bazuar ne nje analize, ku Tirana dhe Durresi shihen si nje lloj porti hyres per pjesen e kapitaleve, investimeve, mallrave etj., per pjesen e rajonit, per Shqiperine, Kosoven, Malin e Zi, Maqedoni. Sipas tij, para Tiranes po shtrohet nevoja e ristrukturimit te formatit ekonomik te rajonit dhe vete qytetit. Per kete arsye, zhvillimi ekonomik i Tiranes eshte pika kryesore e Planit te ri Urbanistik. Bashkia e Tiranes me vizionin e saj e sheh Tiranen si qytet ekonomik dhe i punesimit dhe jo si nje kryeqytet ku prodhohet vetem infrastrukture. Gjate dites se djeshme, nje dite publikimit te variantit te pare te Planit Urbanistik, kryebashkiaku Lulzim Basha ishte i pranishem ne nje ekspozite te celur ne Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit. Ai permbante punime te qindra studenteve e pedagogeve, pune kjo 1-vjecare. Basha ngeli mjaft i befasuar nga punimet e studenteve dhe i cilesoi si nje "vullkan brenda qytetit". Duke vleresuar punen njevjecare te bere per realizimin e ketyre projekteve ai theksoi se ekspozita eshte pergjigjja me e mire, qe studentet e Universitetit Politeknik u japin skeptikeve qe mendojne se qyteti yne nuk behet. Basha nenvizoi se keto projekte deshmojne se se bashku, do te ndertojme Tiranen Evropiane. Ai theksoi se asnje nga keto punime nuk do te ishte i mundur, nese mungon besimi tek e ardhmja e qytetit tone. "Nuk do te resht se punuari se bashku me stafin tim, qe asnje centimeter kub i kesaj energjie, kesaj shprese, i ketij vizioni dhe force qe ju perfaqesoni te mos shkoje kot, te mos derdhet as ne lumin e Lanes, as ne ate te Tiranes, por te jete pjese e forces, vizionit me te cilet po i pervishemi punes per Tiranen e shekullit te 21-te", - deklaroi kryebashkiaku.