Sot hyn në fuqi ligji i mbetjeve, shoqëria civile protesta
TIRANË- Hyn sot në fuqi ligji për importin e mbetjeve, ligj i cili ka shkaktuar mjaft reagime. Kuvendi miratoi ligjin edhe pse më parë ishte rikthyer për shqyrtim nga ana e presidentit.
Opozita ka kundërshtuar draftin, gjithashtu dhe një pjesë e shoqërisë civile, e cila ka ngritur zërin vecanërisht kundër nenit 49 që parashikon importin e plehrave nga jashtë.
Sot kuvendi civil në vijim të qëndrimit të tij kundërshtues, ka paraljamëruar një proteste para Kryeministrisë dhe kryesise së Kuvendit, pasi ky i fundit ka refuzuar të marrë parasysh një peticion të iniciuar nga kjo organizatë dhe të firmosur nga mjaft qytetarë. Një tjetër protestë e kësaj organizate do zhvillohet në mesditë dhe para portit të Vlorës.
(el.me/News24/BalkanWeb)