Sot, jave vendimtare per kryesueset
Bylisi i Ballshit eshte ndalur ne Lezhe nga ekipi i Beselidhjes, por pavaresisht humbjes do te mbetet i sigurt ne krye te Kategorise se Pare, fale diferences prej tete pikeve me vendin e dyte Elbasanin. Sot do te luhet ndeshjet kryesore te Kategorise se pare. Bie ne sy takimi qe do te luhet sot ne Elbasan, mes vendasve dhe Burrelit. Elbasani i trajnerit Krenar Alimehmeti do te kete vetem nje mundesi per te ruajtur vendin e dyte, fitoren ndaj matjaneve. Partizani i trajnerit Gerti Haxhiu, do te udhetoje drejt Lushnjes, ku e pret nje sfide e veshtire me vendasit, ku fitorja e seciles skuader do te ndikoje ne objektivat perfundimtare. Partizani dhe Lushnja ndajne vendet e trete dhe te katerta, por ne rast barazimi ne Lushnje mund te perfitoje Kamza e trajnerit Perlat Musta, qe do te luaje ndaj Skraparit dhe mund t'i parakaloje, pasi ndodhet nje pike pas ne renditje.
Kategoria e Pare
Java e 26-te
Dje
Memaliaj-Gramshi 2-0
Turbina-B.Sport 1-1
Pogradeci-Sopoti 3-2
Beslidhja-Bylis 1-0
Ada-Luftetari 3-1
Sot
Lushnja-Partizani
Elbasani-Burreli
Kamza-Skrapari