Interi rimerr kreun e Seria A, Roma perballet me Lacion
Maikon shenoi nje gol te bukur, me nje parabole ne ndeshjen e fundit me Juventusin dhe Samuel Eto vulosi rezultatin 2-0, ne favor te skuadres se Murinjos, duke rikthyer kampionet ne fuqi te fitorja e munguar. Me fitoren e shenuar te premten, Interi eshte kthyer serish ne krye te Seria A. Fitorja qe shenoi te premten ne mbremje ndaj Juventusit, me rezultatin 2-0 ishte nder me te veshtirat per skuadren zikalter. Roma mund te ngjitet serish ne krye, nese fiton derbin me Lacion ne ndeshjen e sotme te Seria A. Kampionet ne fuqi kane fituar vetem kater ndeshje ne 12 javet e fundit. Dalja me karton te kuq e Sisokos ne pjesen e pare te ndeshjes iu dha mundesi ne pjesen e dyte te takimit zikalterve qe te arrinin objektivin final. Dy gola ne 15 minutat e fundit te ndeshjes i shenoi Samuel Eto. Trajneri i Juves, Alberto Zakeroni ishte kunder vendimit te gjyqtarit, pas daljes nga loja te Sisokos. - "Kartoni i kuq i Sisokos e ndryshoi fatin e ndeshjes, por me thoni se pse u dha kartoni i pare i verdhe? Nese rregullat do te ishin aplikuar drejt, ai nuk kishte bere asgje te keqe per t'u ndeshkuar", - reagoi Zakeroni. "Ne e nisem ndeshjen mjaft mire. Ishim pergatitur per te dhene gjithcka ne fushe, por dalja me karton te kuq e Sisokos ishte nje incident qe prishi planet tona. Kurre nuk kam folur per gjykimet, nese ato kane qene ne favor te njeres pale ne fushe, por nuk mund te pranoj nje gje te tille, kur nje vendim i gabuar influencon direkt ne lojen tone dhe ne rezultatin e ndeshjes. Lojtaret duhet lene qe te luajne sa te munden ne fushen e blerte", - shprehet Alberto Zakeroni. Juventusi pas humbjes se fundit me Interit ndodhet ne vend te gjashte. Kampionatit italian i kane mbetur edhe gjashte ndeshje deri ne fund dhe bardhezinjte e shohin veten pothuajse jashte objektivit per t'u kualifikuar ne "Champions League". Juventusi kishte disa raste te pastra per shenim ne pjesen e pare, me autor Jakuintan dhe Del Pieron. Pas daljes me karton te kuq te Sisokos, ne pjesen e dyte te ndeshjes Interi mori frenat e lojes dhe shenoi nje dopiete, duke marre maksimumin e pikeve, ne nje ndeshje teper te veshtire.
Seria A
Sot
Atalanta - Fiorentina
Bari - Napoli
Kaljari - Palermo
Katania - Siena
Parma - Xhenoa
Sampdoria - Milan
Udineze - Bolonja
Lacio - Roma