LSI kritika Berishës për pronat
Tiranë-LSI-ja shpreh shqetësimin e saj për papërgjegjshmërinë me të cilën qeveria e Kryeministrit Berisha po trajton procesin e pronës.
Përmes një konference për shtyp, zv.sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Brisida Gjikondi deklaroi se kjo qeveri mban peshën e disa skandaleve përsa i përket procesit të ndarjes së pronës.
Sipas LSI-së, të tilla probleme kanë të bëjnë me stabilitetin ekonomik dhe investues në Shqipëri por kanë të bëjnë në mënyrë direkte me të drejtat e njeriut dhe integrimin europian të vendit.