E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, policia, masa për mbarevajtjen e ndeshjes Shqipëri-Rumani

TIRANË-Policia e Tiranës do të marrë masa për mbarëvajtjen e ndeshjes se futbollit, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë, midis ekipit tonë kombëtar dhe atij të Rumanisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian të futbollit.
Nga sherbimet e policisë diten e nesërme do të bllokohen rrugët që të çojnë në drejtim të stadiumit “Qemal Stafa”, nga ora 14.00 deri në orën 23.00. Konkretisht, do të bllokohen rrugët "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe "Perlat Rexhepi”.
Policia e Tiranes, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për masat që do të marrë për mbarëvajtjen e këtij evenimenti sportiv.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›