E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gracka” në Teatrin e Metropolit



Pjesa për fëmijë “Gracka” është premiera e radhës për Teatrin e Metropolit, i cili do propozon këtë shfaqje të re me kukulla për fëmijët e kryeqytetit më tre dhe katër tetor, e më tej çdo fundjavë në vijim për gati katër muajt e ardhshëm. Regjia e shfaqjes i takon Leonard Daliut. Kemi të bëjmë me një pjesë me kukulla klasike dhe marioneta, por edhe me personazhe sungeri, ku aktori vesh pelushin e kafshëve. Siç ndodh shpesh me përrallat më të dashura për fëmijët, edhe këtë herë personazhe protagoniste janë kafshët. Më konkretisht, aktorët Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Merlika do të interpretojnë lepurin, ujkun, ariun dhe dhelprën. Subjekti bën fjalë mbi dhelprën që shkon për një vizitë në shtëpinë e ujkut të sëmurë. Kur ujku ngrihet të ndezë zjarrin dhelpra gllabëron trutë e lepurushit që ndodheshin aty pranë. Ujku i mërzitur e padit dhelprën te gjykatësi i pyllit që është ariu por dhelpra justifikohet se lepuri nuk kishte tru fare, përndryshe nuk do të vinte për vizitë në shtëpinë e ujkut. Si përfundim, dhelpra fiton dhe ariu së bashku me ujkun binden me logjikën e saj të mprehtë.

TEATRI I TË RINJVE

Garsia Lorka rikthehet në Teatrin Kombëtar

“Shtëpia e Berndarda Albes”, drama e shkruar në vitet ’30 nga poeti i famshëm spanjoll, Federiko Garsia Lorka, do të rikthehet së shpejti në skenën e Teatrit Kombëtar në kryeqytet, falë projektit të teatrit për të rinj. Një prej regjisorëve ka zgjedhur pikërisht këtë pjesë me të cilën fitoi dhe të drejtën për të garuar në festivalin teatror të të rinjve që zhvillohet nga Teatri Kombëtar dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të mbështetur dhe afirmuar prurjet e reja të talenteve në regji, skenografi e kostume. Premiera është menduar të mbahet më 11 tetor në skenën e Teatrit Kombëtar, ndërkohë që kujtojmë këtu se kjo shfaqje, për herë të parë në këtë skenë është vënë në vitin 1961, atëherë kur rolin kryesor të Bernarda Albesit e luante Marie Logoreci. Sa i takon subjektit, ngjarjet e dramës zhvillohen në Andaluzi, ku nëntë femra me në krye Bernarda Albesin, do të luftojnë për dashurinë e një mashkulli...

15 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›