E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ndeshja e bamirësisë për “Zyber Hallullin”

Do të zhvillohet sot ndeshja e futbollit e bamirësisë në stadiumin "Qemal Stafa" mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe gazetarëve. Një prej nismëtarëve të veprës së bamirësisë që kryhet për herë të parë në Shqipëri, drejtuesi i qendrës mediatike kurajo, Hamza Hatika tha se llogaria bankare e hapur për fëmijët jetimë do të presë donacione deri në fund të vitit. Një përfaqësi e gazetarëve dhe grupit ‘Tifozët Kuq e Zi’ vizituan një ditë më parë shtëpinë e fëmijës, ‘Zyber Hallulli’ në prag të aktivitetit të bamirësisë që do të zhvillohet sot. Aktivitieti i bamirësisë do të zhvillohet në ambientet e stadiumit kombëtar ‘Qemal Stafa’ ku në program është edhe zhvillimi i një ndeshje mes gazetarëve dhe grupit ‘Tifozët Kuq e Zi’. Të ardhurat që do të përfitohen nga ky aktivitet do të shkojnë për llogari të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Ndërkohë, Klubi i Patriotëve të Rinj i është përgjigjur pozitivisht ftesës duke blerë 250 bileta që kanë një çmim prej 200 lekësh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›