E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti grek ratifikon Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.Mbyllen në një kohë rekord, ratifikimet e Protokollit, nga parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut.

  Parlamenti I Greqisë ratifikoi sot në orët e vona të pasdites, Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërkohë që gjatë ditës dhe Senati I Hollandës kreu këtë procedurë.
 
Në letrën drejtuar Kryetarit të Parlamentit grek, Dimitros Siuoufas, Kryetarja e Kuvendit  falënderoi  dhe vlerësoi impenjimin e tij dhe të gjithë ligjvënësve grekë për ratifikimin e Protokolit të anëtarësimit të Shqipërisë.
 
Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohjen në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve,  për mbështetjen dhe besimin e Parlamentit grek  ndaj reformave të Shqipërisë, për anëtarësimin në NATO. Ratifikimi I Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, nga Parlamenti I Greqisë, është një tjetër dëshmi e vullnetit  të palëkundur të vendit tuaj mik, për të mbështetur Shqipërinë në proceset integruese dhe perspektivën e saj euro-atlantike.- thuhet ndër të tjera, në letrën e falenderimit të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, drejtuar homologut grek.
 
Me  ratifikimin e Protokollit nga Parlamenti grek, përmbyllet cikli i ratifikimeve të Protokollit. nga parlamentet e 26 vendeve anëtare të Aleancës. 
 
 
 
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›