E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në komisionin e ligjeve, diskutime për “Ligjin e Pronave”

07-05-2012 / Gazeta 55

Pas miratimit të tij në parim të mërkurën e kaluar, sot projektligji “Për kthimin dhe kompensimin e pronave” do të diskutohet nen për nen sot në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë relatimit të projektligjit, relatori demokrat Alibeaj është shprehur kundër nismës së qeverisë për kalimin e kompetencës së çmimit të tokës nga Kuvendi tek ekzekutivi, si dhe ngritjen e një drejtorie për koordinimin e pronave mbi të gjitha agjencitë që trajtojnë aktualisht këtë problematik. Gjithashtu ky projekt është kundërshtuar edhe nga shoqatat e pronarëve.
Gjatë diskutimeve në komisionin e ligjeve ata e cilësuan projektligjin antikushtetues. Në mënyrë specifike shoqata e pronarëve kundërshton propozimin e Ministrisë së Drejtësisë që vlerësimi i çmimit të tokës të jetë në dorë të qeverisë dhe jo Parlamentit, siç ka qenë në draftin e vjetër.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet sot në Komisionin e Ligjeve ka të bëjë me amendamentet e kreut të PR-së Fatmir Mediu në lidhje me projektligjin për titujt e pronësisë dhe pronësimin e tokave bujqësore nga fermerët që i kanë punuar këto toka. Amendamentet e Mediut zvogëlojnë numrin e fermerëve që përfitojnë nga ligji në fjalë. Por, këto amendamente të Mediut kanë bërë që PD dhe PS ta akuzojnë kreun e PR-së, njëkohësisht ministër i Mjedisit se po del hapur kundër qeverisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›