Sot në mbrëmje, u zhvillua në mjediset e hotel "Tirana" hapja e punimeve të Konferencës Kombëtare të Shoqatës së ujësjellës-kanalizimeve të Shqipërisë. Në ceremoninë e rastit mori
Sot në mbrëmje, u zhvillua në mjediset e hotel "Tirana" hapja e punimeve të Konferencës Kombëtare të Shoqatës së ujësjellës-kanalizimeve të Shqipërisë. Në ceremoninë e rastit mori pjesë Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Lulzim Basha, si dhe anëtarë të tjerë të kabinetit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin drejtues dhe anëtarë të kësaj shoqate, përfaqësues të firmave prodhuese të pjesëve për ujësjellës-kanalizime, si dhe të ftuar të tjerë të fushës.
Kjo shoqatë synon rritjen e kapacitetit profesional të personelit të punësuar në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, për të rritur cilësinë e shërbimeve në këtë sektor. Gjithashtu, shoqata në fjalë, do të përfaqësojë interesat e Ndërrmarjes së ujësjellës- kanalizimeve në procesin e hartimit të ligjeve për këtë sektor, duke kontribuar në kuadrin regullator të sistemit ujor, për promovimin e standarteve më të larta në këtë fushë.
Punimet e konferencës startuan me hapjen e ekspozitës me produkte të Ndërrmarjeve më të mëdha të ujësjellës-kanalizimeve të Shqipërisë. Kryeministri Berisha preu shiritin e inagurimit të kësaj ekspozite dhe më pas vizitoi pavionet ku u takua me prodhuesit dhe u njoh me punën e tyre.
Kryeministri Berisha, duke marrë fjalën, vlerësoi rolin pozitiv të shoqatave të pavarura në tërësi të cilat janë shndërruar në një katalist të vërtetë të reformave në vend. Veçanërisht Kryeministri u ndal në kontributin e çmuar të dhënë nga Shoqata e ujësjellës kanalizimeve, në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori në Shqipëri.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri, në fjalën e tij, u shpreh:
"Të nderuar drejtues dhe anëtarë të shoqatës së ujësjellës- kanalizimeve të Shqipërisë. Së pari dëshiroj t'ju përshëndes shumë përzemërsisht në këtë përvjetor, të shpreh vlerësimin tim të madh për punën tuaj realisht të cmuar, por gjej dhe një rast të përshëndes të gjitha shoqatat e pavaruara të cilat shndërrohen gjithnjë e më shumë në katalist të vërtetë të reformave për të cilat ka nevojë vendi.
Uji dhe sektori i tij është një nga fushat më jetike, më të rëndësishme, por për fat të keq dhe më problematike në Shqipëri. Shqipëria mund të vlerësohet si një Norvegji apo Zvicër e Ballkanit për sa i përket pasurive të saj të pamasa në ujëra,. Ujërat e këtij vendi janë realisht ujëra të bekuara për shkak të cilësisë se tyre shumë të lartë.
Ujërat e Shqipërisë janë të bollshme, mbitokësore, nentokësore dhe të një spektri të gjerë po ashtu dhe ujërat minerale, megjithatë, banorët e Shqipërisë, vuajnë mungesën e tij.
Noli thoshte pranë detit i palarë, por sot mund të thuhet pranë burimeve dhe i etur. Kjo për faktin e thjeshtë se ky problem u trajtua si një problem dytësor apo tretësor. Për vite e vite me rradhë, dhjetra në mos qindra milionë dollarë ju përkushtuan sektorit të ujit, por më shumë ato nuk i piu uji, por i piu kleptokracia. Kjo është e vërteta më e hidhur, ndaj dhe sot nuk mund të numërosh as me gishtat e një dore qytetet e këtij vendi të cilat marrin ujë 24 orë.
Sot përpjekje të mëdha bëhen për decentralizimin e këtij sektori, por dua tu informoj se situata e decentralizimit 1 vit më parë ishte e patolerueshme, ishte situatë tërësisht socialiste e socializmit totalitar.
Ndaj dhe detyrat për qeverinë në këtë fushë janë të mëdha. Ne do të përqëndrohemi në ndërtimin e ujësjellësve të mëdhenj të qyteteve të mëdha. Vlora dhe Durrësi janë përparësitë kryesore të vitit që vjen. Janë përcaktuar fondet, janë siguruar dhe po sigurohen financimet. Ne do të bëjmë cdo përpjekje që këto dy qytete branda aftit më të shkurtër të mundshëm të marrin ujë 24 orë.
Përparësi sërish do të mbeten zonat turistike të vendit, por duhet të jemi realist se ky sektor bashkë me sektorin e kanalizimeve do të kishte dhe ka nevojë ndofta për miliarda euro , sepse kemi të bëjmë me një sistem tërësisht të konsumuar dhe ne me durim, me përpjekje, me pjesëmarrje të komunitetit, me një administrim sa më të përsosur nuk do të dekurajohemi nga kjo faturë e madhe, por do të bëjmë cdo përpjekje që shqiptarët të gëzojnë këtë pasuri përrallore, ndofta pasuria më e madhe natyrore e tyre. Dhe të jemi jo vetëm një vend që të zgjidhë problemet e veta, por një eksportues i fuqishëm i ujërave shumë të shëndetshme të territorit shqiptar.
Kjo shoqatë është angazhuar me një përkushjtim të madh dhe është e vendosur të japë një kotribut thelbësor në të gjithë kuadrin rregullator të sistemit ujor, të përdorimitr të tij, në promovimin e standarteve më të mira në këtë sektor, ligjeve , rregulloreve më të rëndësishme.
Edhe njëher duke përshëndetur drejtuesit, anëtarët e shoqatës dua ti garantoj se qeveria e vlerëson shumë. Së shpejti së bashku me ju ne do të ndërrmarrim rindërtimin e bordit kombëtar të administrimit të ujërave , i cili mendoj se duhet të jetë se bashku me bordin e energjisë si një autoritet i fuqishëm i vendit për të diktuar politikat që qeveritë duhet të ndjekin në këtë fushë shumë të rëndësishme. Edhe njëherë ju përgëzoj dhe ju falenderoj për të gjithë përkushtimin tuaj dhe ekspertizën tuaj të madhe në këtë fushë."