E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha bëri homazhe, në ambientet e Teatrit Kombëtar, në nder të aktorit të madh Kadri Roshi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 83 vjeçare.

Sot në mesditë, Kryeministri Berisha bëri homazhe, në ambientet e Teatrit Kombëtar, në nder të aktorit të madh Kadri Roshi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 83 vjeçare.

Duke vlerësuar lart figurën dhe veprën e aktorit të mirënjohur, Kryeministri u shpreh: "Me Kadri Roshin skena shqiptare humbet gjeniun e saj, në shumë aspekte. Kadri Roshi mbetet mjeshtër i papërsëritshëm i skenës dhe artit skenik, një gjeni i interpretimit, i cili le një trashëgimi të madhe e të shkëlqyer. Kjo është një humbje e madhe, jo vetëm për artin skenik, por për mbarë botën kulturore artistike të vendit, për mbarë kombin.

Edhe njëherë, i shpreh familjes së tij, bashkëpunëtorëve, të gjithë komunitetit artistik dhe kulturor të vendit, ngushëllimet e mia më të thella. Me këtë rast, theksoj se vepra e tij, kontributi i tij, në artin skenik dhe në filma, mbeten të një rëndësie të jashtëzakonshme, dëshmi e gjenisë së pafundme krijuese të kombit. Kadri Roshi mishëroi mjeshtërinë më të lartë skenike dhe artistike".

Kryeministri la një dedikim në librin e kujtimeve, në të cilin shkroi: "Gjeniut të madh të artit skenik shqiptar, me nderimet më të thella".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›