E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot pasdite, Kryeministri Berisha u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rosemary Di Carlo. Kryeministri Berisha dhe Zonja Di Carlo shprehën

Sot pasdite, Kryeministri Berisha u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Rosemary Di Carlo.

Kryeministri Berisha dhe Zonja Di Carlo shprehën kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Kryeministri dhe Zonja Di Carlo shprehën mbështetjen e plotë të qeverive respektive për misionin e Presidentit Ahtisari dhe paketën e propozimeve të tij, si dhe inkurajimin që palët të vazhdojnë bisedimet mbi projekt-propozimet e paraqitura.

Me këtë rast, Kryeministri Berisha i përcolli Zonja Di Carlo mirënjohjen e thellë të qeverisë shqiptare për mbështetjen dhe rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve dhe të Presidentit Bush për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Kryeministri Berisha i shprehu Zonjës Di Carlo nevojën që komuniteti ndërkombëtar të konsiderojë gjithashtu një paketë ndihme ekonomike për Kosovën, e cila ndeshet me probleme serioze ekonomike dhe sociale, si varfëria, papunësia, etj.

Kryeministri Berisha dhe Zonja DiCarlo diskutuan mbi integrimin e Shqipërisë në NATO. Kryeministri shprehu edhe njëhere përkushtimin e qeverisë për kryerjen e të gjitha reformave ushtarake dhe forcimin e shtetit ligjor, në vecanti vazhdimin e përpjekjeve për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, në mënyrë që Shqipëria të meritojë ftesën në samitin e parë të zgjerimit. Zonja DiCarlo shprehu përkrahjen e plotë të SHBA-ve për aspiratat e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO.

Duke folur për zhvillimet në vend, Kryeministri Berisha ritheksoi vendosmërinë e qeverisë për të bërë të gjitha përpjekjet që i takojnë asaj për realizmin e zgjedhjeve lokale të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›