Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të zonës së Institutit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri përshëndeti qytetarët, duke i siguruar ata për mbështetjen e qeveris
Sot pasdite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të zonës së Institutit Bujqësor të Kamzës. Kryeministri përshëndeti qytetarët, duke i siguruar ata për mbështetjen e qeverisë në projektet e zhvillimit të kësaj zone. Në fjalën e tij, ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:
"Është një nder i veçantë për mua të paraqes sot para jush, kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, zotin Sokol Olldashi, njeriun që me përkushtimin e tij, pastërtinë e tij, dinjitetin e tij, guximin e tij, i bëri gjatë këtyre 16 muajve, shërbime të mëdha Tiranës, Shqipërisë, shqiptarve, në të katër anët e vendit.
Sokol Olldashi faktoi para shqiptarëve dhe para botës se, në Shqipëri ekziston një vullnet i hekurt për të shtypur krimin, për t'i kapur për zverku kriminelët, kudo që ndodhen, për të garantuar jetën tuaj, liritë tuaja, fëmijët tuaj, pronat tuaja. Sokol Olldashi i dha dinjitet vendit, u dha dinjitet qytetarëve shqiptarë.
Përballë tij ndodhet, në ditët e fundit të tij në politik, njeriu i cili nuk ka as dinjitetin më minimal të qytetarit, njeriu i cili ka ofenduar rëndë qytetarin, ka ofenduar qytetarin, individin, qytetin, por edhe vendin e tij. Përballë Olldashit ndodhet njeriu i krizave dhe i traumave morale të pashërueshme, përballë Olldashit ndodhet kleptokrati, viktimë e vjedhjeve, grabitjeve dhe shumë gjërave të tjera të tij. Përballë Olldashit ndodhet njeriu që mashtron qytetarët me qetësinë më të madhe, që grabit pasuritë e tyre dhe të qytetit.
Të dashur qytetarë! Ju ftoj të vizitoni që të gjithë pallatin e turpit të Tiranës. Socialistë të kësaj minibashkie, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, shtrojani pyetjen vetes; a mundet një qeveritar, një zyrtar, të autorizojë ndërtimin e pallatit mbi rrugë, të japë rrugën me qera dhe pastaj të ndërtojë pallatin 13 katësh?
Ai që i bën gjëmën qytetit, që i bllokon rrugët, që i pushton rrugët, ai është i aftë të bëjë çdo gjë. Ju mos mendoni se frika e tij nga çertifikata ishte frikë nga letra. Jo. Është frika e tmerrshme nga ato që ka bërë, me gonxhet e deshët e tij. Është frikë e tmerrshme, sepse për asnjë moment nuk ka pranuar tëjetojë me dinjitet dhe për asnjë çast nuk është kujtuar se morali i njeriut ka disa kufij, se po dole jashtë këtyre kufijve përjashton veten nga shoqëria njerëzore. Ndaj dhe ky serial është serial i gjatë. Pallati dje, kinemaja dhe shumë e shumë të tjera, do ta nxjerrin Edi Ramën para jush, në dritën e diellit, si njeriu që nuk ka as grimcën më të vogël të dinjitetit njerëzor. I nderuar zotëri, askush nuk të ka faj, të gjitha janë veset e tua, është morali yt. Ndaj lëre të qetë qytetin, sepse nuk ke qenë dhe nuk je i denjë të qeverisësh, jo katër ditë, as katër orë, as katër minuta, as 4 sekonda. Ti e fute vendin në krizën më të pamerituar dhe më të turpshme të çertifikatave, vetëm e vetëm për të maskuar krizën tënde të brendshme shpirtërore. Ndërsa tani nxjerr krizën e bojës. Në rast se unë kam respekt për kundërshtarin, ti nuk ke respekt për veten tënde, je i pashpresë, je i humbur, i ke ditët e tua të fundit.
Unë ju premtoj se do të mbështes çdo projekt të zotit Olldashi dhe të zotit Haki Mustafa, për të shndërruar këtë zonë në një nga zonat më të zhvilluara, më të begata, më të bukura të kryeqytetit. Së shpejti, ju do të mësoni të gjithë të vërtetat e zeza dhe të hidhura të këtij njeriu. Por ne le të shohim tek e ardhmja, të ecim përpara të sigurt në të ardhmen tonë"