E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Fushë-Arrëzit. Në përshëndetjen drejtuar banorëve Kryeministri u shpreh: "Dëshiroj tju përshëndes përzemërsisht, t

Sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorë të Fushë-Arrëzit. Në përshëndetjen drejtuar banorëve Kryeministri u shpreh:

"Dëshiroj tju përshëndes përzemërsisht, t'ju shpreh mirënjohjen e thellë dhe t'ju falenderoj për mbështetjen e madhe që i dhatë Partisë Demokratike më 3 korrik, duke sjellë në parlamentin shqiptar dy deputetë, dy përfaqësues të shkëlqyer të interesave tuaja, të cilët, ju garantoj, se janë në kontakt me Kryeministrin dhe qeverinë për të gjitha problemet tuaja.

Ne vijmë në këtë fushatë elektorale jo vetëm për të kërkuar sërish votën tuaj, por vijmë gjithashtu për t'ju informuar se çfarë kemi realizuar nga premtimet tona. Cilido që lexon raportin e paraqitur në parlament, që lexon premtimet tona këtu, në Fushë-Arrëz dhe mbarë Shqipërinë, do të shohë se vijmë këtu si qeveritarë të fjalës së mbajtur.

Ne ju premtuam luftë me tolerancë zero kundër korrupsionit dhe ju jeni dëshmitarë se të gjitha kapobandat, kryetarët e bandave janë vendosur sot para ligjit. Shqipëria në vitin 2006 ka patur kriminalitetin më të ulët në historinë e saj, është nga vendet më të sigurta.

Ne ju premtuam do të zhbllokojmë procesin e bllokuar të integrimit dhe në 3 qershor ne firmosëm Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Ne ju premtuam se do ta afrojmë Shqipërinë me NATO-n dhe nga Samiti i Rigës ne morëm mesazhin se Shqipëria vlerësohet si vend kandidat për të marrë ftesën për anëtarësim në Samitin e ardhshëm.

Ne ju premtuam se do të rrisim rrogat dhe pensionet. Pas një viti, çdo arsimtar në Fushë-Arrëz merr 23 për qind më shumë rrogë, çdo infermier merr 25 për qind. Sot, në fshatrat e Fushë-Arrëzit nuk ka pensionist që merr nën 50 mijë lekë pension. Në Fushë-Arrëz nuk ka pensionist që merr pension nën 100 mijë lekë.

Ne ju premtuam biznesmenëve se do të përgjysmojmë taksat për biznesin e vogël dhe këtë premtim e mbajtëm që javën e parë të qeverisjes sonë. Ne ju premtuam biznesmenëve se do të ulnin çmimin e energjisë dhe e ulëm atë 33-45 për qind, ulëm kontributin për sigurimet shoqërore.

Ne ju premtuam të rinjve shqiptarë se do të hapnim dyert e universiteteve për ta dhe brenda një viti numri i studentëve në universitete u dyfishua. Dyert e tyre janë të hapura për çdo maturant që mbaron shkollën e mesme.

Por, mbi të gjitha, ne ju premtuam ju se do të qeverisim me duar të pastra, se do të mbrojmë paratë tuaja dhe unë sot kam kënaqësinë t'ju informoj se gjatë viti 2006 ne kemi shpëtuar nga shpërdorimi i zyrtarëve, nga abuzimi në prokurimet publike, evazioni fiskal e kontrabanda jo 100 a 200, por 600 milion euro. Secili prej jush duhet të pyese se çfarë bëri qeveria me këto para. 94 milion euro u përdorën për rritjen e pensioneve, 67 milion u përdorën për rritjen e rrogave, 36 milion u përdoren për të kompensuar çmimin e rritur të energjisë, 220 milion u përdorën për të ulur taksat biznesit shqiptar, të tjera u përdorën për të prokuruar rrugën Durrës-Morinë. Gjithashtu janë shtuar tre herë më shumë kreditë për Shqipërinë për shkak të luftës kundër korrupsionit.

Vij tek ju për t'ju dhënë fjalën se qeveria do t'ju mbështesë ju, zotin Ndue Paluca dhe të gjithë kryetarët e komunave në të gjitha projektet që ata do të hartojnë e projektojnë për ndryshimin e jetës suaj. I premtoj zotit Paluca rikonstruksionin e plotë e të shpejtë të pallatit të kulturës, unazës së qytetit të Fushë-Arrësit, pallateve që kanë nevojë për rikonstruksion të plotë. I premtoj zotit Radovani se qeveria do të financojë plotësisht kualifikimin e 100 punëtorëve të Fushë-Arrëzit, që do të punojnë në fabrikën e tij në Pukë ë Fushës-Arrëz. Ju premtoj se qeveria do t'i krijojë të gjitha lehtësirat në mënyrë që vazat e gratë e kësaj zone të punësohen në fabrikën e prodhimit të këpucëve. Dua të shpreh, gjithashtu, kënaqësinë se së shpejti këtu, 14 kilometra larg jush, fillon nxjerrja e granitit, e këtij guri të çmuar që do të eksportohet në të gjithë botën. Sikundër miniera e bakrit do të rrisë numrin e punëtorëve, si dhe të riaktivizojë tërësisht fabrikën e pasurimit të bakrit. Pyjet kanë mbetur pasuria më e madhe e jona. Ju premtoj se do të bëjmë çdo përpjekje për mbrojtjen e pyjeve të kësaj zone, në shndërrimin e tyre në pasuri të madhe të Fushë-Arrëzit dhe të gjithë Shqipërinë.

Më 18 shkurt të vazhdojmë sëbashku, sepse jam i bindur se edhe kandidati i PS-së e ka të qartë se këtu

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›