- Pas kesaj vizite Kryeministri rumun dhe delegacioni qe e shoqeronte perfundoi viziten nje ditore ne Shqiperi dhe u percoll ne Aeroportin Nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit - I shoqeruar ng
- Pas kesaj vizite Kryeministri rumun dhe delegacioni qe e shoqeronte perfundoi viziten nje ditore ne Shqiperi dhe u percoll ne Aeroportin Nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit -
I shoqeruar nga Kryeministri Fatos Nano, Kryeministri i Rumanise Adrian Nastase, ne vijim te veprimtarive nje ditore ne vendin tone, beri sot pasdite nje vizite ne Galerine e Arteve ne Tirane.
Kryeministri Nastase dhe delegacioni qe e shoqeronte, kaluan pavion me pavon dhe u njohen me trashegimine e artit figurativ shqiptar.
Miqte nga Rumania u ndalen ne te gjitha veprat qe ishin ekspozuar ne kete galeri te krijuara nga artistet tane nder vite dhe, ne menyre te vecante, u terhoqen vemendjen veprat me te arrira te piktures dhe skulptures sone tradicionale dhe asaj moderne te cilat shenojne dhe arritjet me kulmore te artit shqiptar dhe perbejne vlerat e tij me te medha.
Ne fund te vizites Kryeministri rumun Nastase, beri kete vleresim:
"Ju pergezoj per vizionin tuaj te se ardhmes dhe respektin per te kaluaren. Ne te gjithe kemi nevoje per te ruajtur trashigimine dhe vlerat tona. Arti eshte nje simbol i forces se traditave tona".
Pas vizites ne Galerine e Arteve, Kryeministri Rumun Adrian Nastase dhe delegacioni qe e shoqeronte, perfunduan viziten nje ditore dhe u percollen ne Aeroportin Nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit nga Kryeministri Fatos Nano, Zevendeskryeministri dhe Minister i Puneve te Jashtme, Ilir Meta si dhe autoritete te tjera te larta.