Sot në mesditë, shorti i çerekfinaleve të Champions
NION-Sot në orën 12.00 do të hidhet në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Champions League. Barcelona, Mançester, Inter, Bajern Mynih, Bordo, CSKA e Moskës, Arsenal dhe Lion janë 8 skuadrat çerekfinaliste, të cilat do të shortohen në mënyrë të lirë. çdo skuadër mund të ndeshet me tjetrën, ndërsa UEFA do të përcaktojë më pas edhe rrugën deri në finalen e 22 majit në Madrid. Pas shortit të Champions, në orën 13.00 do të hidhet edhe ai për çerekfinalet e Europa League.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)