çelsi "xhindos" Abramoviç, akuzon lojtarët si mercenarë
LONDER-Roman Abramoviç do të kishte paguar çfarëdolloj shifre vetëm për të mos humbur kundër Zhoze Murinjos. Por, çelsi i tij u largua nga Champions League pikërisht prej njeriut që miliardieri rus e largoi në shtatorin e vitit 2007. Florent Maluda, duke folur në "Daily Star" ka rrëfyer disa detaje të vizitës në dhomat e zhveshjes që Abramoviç i ka bërë çelsit pas ndeshjes. Ndryshe nga zakonisht, rusi ka qenë tërësisht i heshtur. "Nuk na foli fare, - thotë Maluda. - Mbase edhe ngaqë ne ishim shumë të zhgënjyer". Mesfushori ka kritikuar hapur edhe Ançelotin, që ndërsa Murinjo vetëm jepte urdhra, ai qëndronte i ngrirë si një shtyllë. Të mërkurën pasdite ndërkohë ka ardhur edhe "dushi i ftohtë" i Abramoviç për të gjithë skuadrën. Manjati rus ka shkuar në qendrën stërvitore të Cobham-it, ku është parë i xhindosur nga ky eliminim. Takimi mes Abramoviç, lojtarëve dhe stafit teknik ka zgjatur dy orë dhe ai i ka akuzuar futbollistët se qëndrojnë te çelsi vetëm për paratë. "Jeni futbollistë të mëdhenj apo vetëm të mirëpaguar?", ka thënë rusi. Më pas, ai ia ka bërë të qartë Ançelotit se nëse nuk fiton të paktën titullin kampion, përveç FA Cup, koha e tij e çelsit mund të konsiderohet e përfunduar në mbarim të sezonit. Megjithatë, padroni i bluve të Londrës e di mirë se faji i Ançelotit është disi relativ në rastin e ndeshjes me Interin, duke parë se skuadra në dispozicion të teknikut italian është ajo e ndërtuar nga Zhoze Murinjo. Në përballjen e së martës, mosha mesatare e çelsit megjithatë ishte më e re se e zikaltërve: 28.27 vjeç me 29.59 vjeç. Ndërkohë, një nga problemet e mëdha që sipas shtypit anglez ka ndikuar në këtë eliminim nga Champions, lidhet me skandalin Xhon Terri, që duket ka ndikuar psikologjikisht te lojtarët. Presioni i shtypit gjatë kësaj kohe ka qenë në kufijtë e durimit, ndërkohë që vetë Terri nuk po kalon aspak një formë të mirë.
Merkato milionere
Duke parë eliminimin e bujshëm nga Interi, Abramoviç duket se ka menduar sërish të zgjidhë qesen. Miliardieri rus nuk ka investuar shumë vitet e fundit, por në qershor është i gatshëm të derdhë 100-150 milionë stërlina për tre objektiva të deklaruar. Bëhet fjalë për Frenk Riberi, David Vija dhe sidomos Fernando Torres, për të cilin Benitez ofron 50 milionë stërlina. Sipas gazetës Daily Mirror, emra të tjerë janë ata të Serxhio Agueros, Marek Hamshik, Bastian Shvajnstajger, Angel Di Maria, Xhek Roduell apo Dagllas Maikon. Drejt largimit ndërkohë duken Xho Kol, Deko, Rikardo Karvajo, Paulo Ferreira, Salomon Kalu, Xhon Obi Mikel, Juliano Beleti dhe Hilario. Probleme për t'u zgjidhur mbeten edhe Mikael Balak e Nikolas Anelka, që janë në proces rinovimi të kontratës.
(d.b/BalkanWeb)