E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, në orën 11.00, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në të cilën u miratuan një sërë vendimesh, projektligjesh dhe marrëveshjesh: V E N D I M PËR PROPO

Sot, në orën 11.00, Këshilli i Ministrave zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, në të cilën u miratuan një sërë vendimesh, projektligjesh dhe marrëveshjesh:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR PJESËMARRJEN NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT, DURRËS, SHQIPËRI"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për pjesëmarrjen në financimin e projektit të ndërtimit të portit të peshkimit, Durrës, Shqipëri", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM, PËR PJESËMARRJEN NË FINANCIMIN E PROJEKTIT TË NDËRTIMIT TË PORTIT TË PESHKIMIT, DURRËS, SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim, për pjesëmarrjen në financimin e projektit të ndërtimit të portit të peshkimit, Durrës, Shqipëri.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË TREGTISË SË LIRË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të ministrit të Financave dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, sipas tekstit të marrëveshjes dhe anekseve e protokolleve të saj, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS TË PËRDORË PROCEDURËN "PROKURIM I DREJTPËRDREJTË", ME KORPORATËN NDËRKOMBËTARE FINANCIARE (IFC), PËR SHËRBIME KONSULENCE, PËR REALIZIMIN E PROCESIT TË RISTRUKTURIMIT DHE PRIVATIZIMIT TË OPERATORIT TË SISTEMIT TË SHPËRNDARJES (OSSH) TË ENERGJISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, "Për prokurimin publik", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lejimin e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që, për fondin 240 000 (dyqind e dyzet mijë) USD, të përdorë procedurën "Prokurim i drejtpërdrejtë", me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), për shërbime konsulence, për realizimin e procesit të ristrukturimit dhe privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) të energjisë, sipas termave të referencës dhe kushteve të marrëveshjes, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi.

Fondi të përballohet nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sha.

Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KRIJIMIN E SHOQËRISË "OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES", SHA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7638, datë 19.11.1992, "Për shoqëritë tregtare", të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, "Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare", të ndryshuar, dhe të nenit 33, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, "Për sektorin e energjisë elektrike", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), sha, të ndajë divizionin e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të krijojë shoqërinë "Operatori i Sistemit të Shpërndarjes" (OSSH), sha.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), sha, ka kapital 100 për qind shtetëror, me aksioner të vetëm KESH, sha-në.

Objekti kryesor i veprimtarisë së OSSH, sha-së, është të sigurojë, nga rrjeti i saj i shpërndarjes së energjisë elektrike, për zonat që mbulohen,:

furnizimin dhe shitjen e energjisë elektrike te klientët tariforë, të lidhur me rrjetin e shpërndarjes, me përjashtim të klientëve të kualifikuar;
operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të mjediseve dhe pajisjeve, në administrim të saj, në përputhje me kërkesat teknike;
menaxhimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike;
ç) zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në
përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe të
ndryshimit të kërkesës në rajon ose në territor;
shërbime të tjera për klientët, të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre, sipas legjislacionit në fuqi.

KESH, sha-ja, me cilësinë e aksionerit të vetëm të OSSH, sha-së, autorizohet të bëjë ndarjen e aseteve fikse dhe të llogarive financiare, që rrjedhin, për shoqërinë e krijuar, sipas këtij vendimi, në përputhje me bilancin e datës 31.12.2006.

KESH, sha-ja, gëzon të drejtën si pjesëmarrëse në asetet e OSSH, sha-së, deri në çastin e kalimit të tyre në kapitalin e shoqërisë së krijuar, me këtë vendim. Të drejtat dhe detyrimet më 31.12.2006 mbeten për llogari të KESH, sha-së.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH, sha-ja për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PARËSOR NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, shkronja "b", e 36, të ligjit nr.7870, datë 13.4.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisё", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Financimin, nga skema e detyrueshme e sigurimeve shëndetësore, të shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor (KSHP), të përcaktuara në shtojcën 1, qё i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shërbimet e KSHP-sё organizohen dhe ofrohen nё bazë qendrash shëndetësore, sipas përcaktimit të ministrit të Shëndetësisë.

3. Qendra shëndetësore është person juridik, publik, jobuxhetor, jofitimprurës, me llogari bankare të veçantë, i cili përfshin të gjithë rrjetin e dhënësve të shërbimit, në varësi tё tij, si është përcaktuar në kontratё.

Qendra shëndetësore ushtron veprimtarinё, administrohet dhe vepron në bazë të ligjeve në fuqi, të statutit të qendrës shëndetësore dhe të rregullores së përgjithshme për kontraktimin e shërbimeve të KSHP-sё, e përcaktuar në shtojcën 2, qё i bashkëlidhet këtij vendimi.
Qendra shëndetësore drejtohet nga drejtori i kёsaj qendre.

4. Ministri i Shëndetësisë, brenda datёs 30 janar 2007, tё miratojё statutin tip të qendrave shëndetësore, ndёrsa bordi i qendrave shёndetёsore miraton statutin për çdo qendёr shëndetësore.

5. ISKSH-ja lidh kontratë me qendrat shëndetësore, në të gjithë vendin, në bazë të rregullores së përgjithshme për kontraktimin e shërbimeve të KSHP-sё.

Nga kjo bëjnë përjashtim:

a) Shërbimet e ofruara nga qendrat komunitare të shëndetit mendor.
b) Shërbimi dentar publik.
c) Shërbimet e higjienës dhe tё epidemiologjisë.
ç) Shërbimet e ofruara nga strukturat e ngritura pёr edukimin dhe promocionin shëndetësor.
d) Shërbimet e ofruara nga mjekët e shkollave, tё kopshteve dhe çerdheve.

6. Mënyra e pagesës dhe e shpërblimit të punës së punonjësve të qendrave shëndetësore, qё kanё lidhur kontratё me ISKSH-nё sipas këtij vendimi, miratohet nga këshilli i administrativ i kёtij instituti.

7. Ministri i Shëndetësisё dhe ministri i Financave miratojnë tarifat për shërbimet e ofruara nga qendrat shёndetёsore për rastet e personave të pasiguruar dhe për shërbime jashtë paketës së shërbimeve të KSHP-sё. Tё ardhurat e krijuara nga shërbimet e ofruara sipas kësaj pike pёrdoren sipas pёrcaktimeve tё vendimit nr.432, datë 28.6.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet buxhetore".

8. Ministri i Shëndetësisë dhe ISKSH-ja, brenda vitit 2006, tё përfundojnë identifikimin e të gjitha qendrave shëndetësore, nё bazë tё ndarjes administrative në vend, tё numrit tё personelit mjekёsor dhe atij ndihmës, si dhe tё numrit tё popullsisë, që ato mbulojnë me shërbime të KSHP-sё.

9. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme dhe ISKSH-ja, që, me fondet e miratuara nё buxhetin e vitit 2007, të planifikojnë zhvillimin e veprimtarive për promovimin, komunikimin dhe informimin, pёr financimin e shërbimeve të KSHP-sё nga skema e sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor.

10.Drejtori i Shëndetit Publik emëron drejtorin e përkohshëm të çdo qendre shëndetësore, për një periudhë kohe jo më të gjatë se deri më 30 mars 2007. Drejtori i qendrёs shёndetёsore emërohet dhe lirohet nga bordi i saj.

Drejtori i përkohshёm i qendrës shëndetësore ngarkohet, që, brenda datës 16 janar 2007, të:

- lidhë kontratën individuale, të përkohshme, të punës me secilin nga punonjësit aktualë të qendrës shëndetësore;
- çelë llogarinë bankare të qendrës shëndetësore pranë një banke të nivelit të dytë, e cila ka degë në afërsi të qendrës shëndetësore;
- marrë në dorëzim, rregullisht, inventarin aktual të mjeteve në përdorim të qendrës shëndetësore, sipas rregullores së përgjithshme të kontraktimit të shërbimeve të KSHP-sё.

11.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe ISKSH-ja, që, në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, brenda datës 30 mars 2007, të ngrenë bordet e qendrave shëndetësore.

12. ISKSH-ja, brenda datës 30 mars 2007, të përfundojë lidhjen e kontratave me çdo qendër shëndetësore.

13. Të gjitha aktet nënligjore, që janë në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohen.

14. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LEJIMIN E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË AVIACIONIT CIVIL TË PËRDORË PROCEDURËN "PROKURIM I DREJTPËRDREJTË", PËR FINANCIMIN E PJESSHËM, ME OBJEKT PROKURIMI "STUDIMI I ZHVILLIMIT TË TRAFIKUT NË AEROPORTIN E KUKËSIT DHE TË ZONËS VLORË-SARANDË"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, "Për prokurimin publik", të ndryshuar, dhe tё ligjit nr.9464, datё 28.12.2005, "Pёr buxhetin e shtetit, tё vitit 2006", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC), që, për fondin limit prej 5 000 000 (pesё milionё) lekёsh, të përdorë procedurën "Prokurim i drejtpërdrejtë", me shoqёrinё "Tirana Airport Partners", shpk, Tiranё, pёr financimin e pjesshёm, me objekt prokurimi "Studimi i zhvillimit tё trafikut nё aeroportin e Kukёsit dhe tё zonёs Vlorё-Sarandё".

2. Fondi prej 5 000 000 (pesё milionё) lekёsh tё pёrballohet nga buxheti i shtetit, i vitit 2006, zёri "Investime", miratuar pёr Drejtorinё e Pёrgjithshme tё Aviacionit Civil.

3. Vlera e plotё e studimit arrin nё shumёn 10 043 000 (dhjetё milionё e dyzet e tre mijё) lekё, nga e cila diferenca prej 5 043 000 (pesё milionё e dyzet e tre mijё) lekёsh do tё financohet nga shoqёria "Tirana Airport Partners", shpk, Tiranё.

4. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË RUMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN EKONOMIK, SHKENCOR DHE TEKNIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punёve tё Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikёs sё Rumanisë, për bashkëpunimin ekonomik, shkencor dhe teknik.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit nё « Fletoren zyrtare ».

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR FUNKSIONET DREJTUESE DHE PËR STRUKTURËN E NIVELET E PAGAVE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs, tё neneve 18 e 29, tё ligjit nr.8549, datё 11.11.1999, "Statusi i nёpunёsit civil", tё nenit 5/1, tё ligjit nr.8487, datё 13.5.1999, "Pёr kompetencat pёr caktimin e pagave tё punёs", tё ndryshuar, dhe tё nenit 45, tё ligjit nr.9095, datё 3.7.2003, "Pёr shёrbimin e jashtёm tё Republikёs sё Shqipёrisё", me propozimin e ministrit tё Brendshёm dhe tё ministrit tё Financave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Nёpunёsit e Ministrisё sё Punёve tё Jashtme, qё gёzojnё tё drejtёn e gradёs, tё paguhen nё bazё tё gradёs diplomatike/konsullore, e cila pёrcaktohet nё lidhjen nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.

2. Nё funksionet drejtuese, tё pёrcaktuara nё strukturёn e Ministrisё sё Punёve tё Jashtme, si rregull, emёrohen:

a) "Pёrgjegjёs sektori", nёpunёsit e shёrbimit tё jashtёm, me gradё diplomatike jo mё tё ulёt se "Sekretar i dytё" apo tё barazvlefshme me tё;
b) "Drejtor drejtorie", nёpunёsit e shёrbimit tё jashtёm, me gradё diplomatike jo mё tё ulёt se "Sekretar i parё" apo tё barazvlefshme me tё;
c) "Drejtor i Drejtorisё sё Pёrgjithshme", nёpunёsit e shёrbimit tё jashtёm, me gradё diplomatike jo mё tё ulёt se "Kёshilltar" apo tё barazvlefshme me tё.

3. Nёpunёsi i shёrbimit tё jashtёm, me gradё diplomatike:

a) "Sekretar i dytё", nё rastin kur emёrohet "Pёrgjegjёs sektori" tё paguhet me pagёn e pёrcaktuar pёr kёtё pozicion nё lidhjen nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij;
b) "Sekretar i parё", nё rastin kur emёrohet "Drejtor drejtorie" tё paguhet me pagёn e pёrcaktuar pёr kёtё pozicion nё lidhjen nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij;
c) "Kёshilltar", nё rastin kur emёrohet "Drejtor i Drejtorisё sё Pёrgjithshme" tё paguhet me pagёn e pёrcaktuar pёr kёtё pozicion nё lidhjen nr.1, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi dhe ёshtё pjesё pёrbёrёse e tij.

4. Nё rastet kur nё funksione drejtuese emёrohen nёpunёs tё shёrbimit tё jashtёm, me gradё mё tё lartё se minimumi i pёrcaktuar pёr funksionin pёrkatёs, sipas pikёs 2, tё kёtij vendimi, tё paguhen sipas gradёs diplomatike/konsullore, qё kanё.

5. Nёpunёsit e tjerё tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme, qё nuk gёzojnё tё drejtёn e gradёs diplomatike/konsullore, tё paguhen sipas akteve nёnligjore nё fuqi, konkretisht, tё vendimit nr.711, datё 27.12.2001, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr miratimin e strukturёs dhe tё niveleve tё pagave tё nёpunёsve civilё nё institucionet e administratёs qendrore, administratёs sё Presidentit dhe Kuvendit dhe disa shtesa e ndryshime nё vendimin nr.726, datё 21.12.2000, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr pagat e punonjёsve tё institucioneve buxhetore", ndryshuar me vendimet pёrkatёse", tё ndryshuar, si dhe vendimit nr.726, datё 21.12.2000, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr pagat e punonjёsve tё institucioneve buxhetore", tё ndryshuar.

6. Efektet financiare, qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, tё pёrballohen nga buxheti i vitit 2006, miratuar pёr Ministrinё e Punёve tё Jashtme.

7. Vendimi nr.324, datё 21.5.2004, i Kёshillit tё Ministrave, "Pёr pёrcaktimin e kritereve pёr funksionet drejtuese dhe pёr strukturёn e nivelet e pagave nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme", i ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR HEQJEN NGA PËRDORIMI DHE ELIMINIMIN E NDOTËSVE ORGANIKË, TË QËNDRUESHËM

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё pikёs 1, tё nenit 8, tё ligjit nr.8934, datё 5.9.2002, "Pёr mbrojtjen e mjedisit", me propozimin e ministrit tё Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e planit kombëtar të veprimit për heqjen nga përdorimi dhe eliminimin e ndotësve organikë, të qëndrueshëm, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave dhe tё gjitha ministritё e institucionet e pёrcaktuara nё planin kombёtar tё veprimit pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
* * *

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDIKIMET NDËRKUFITARE"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Propozimin e projektligjit "Për mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT NGA NDIKIMET NDËRKUFITARE

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I :

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Qëllimi

Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, duke parandaluar ndikime tё ndjeshme, negative, të cilat mund të shkaktohen nga projekte a veprimtari, që kërkojnë të zhvillohen në territoret ndërkufitare të shteteve fqinje.

Neni 2
Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet kur projekte a veprimtari, të pёrcaktuara në aneksin I, të konventës së Kombeve të Bashkuara, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar", kërkojnë të ushtrohen në territoret e një shteti fqinj dhe parashikohet të kenë ndikime të ndjeshme negative, në mjedis a në shëndet, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Për projektet a veprimtaritë, që kërkohet të zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që mund të kenë ndikime të ndjeshme negative, në mjedisin e vendeve fqinje apo në hapësirat detare ndërkombëtare, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave vepron në përputhje me kërkesat e konventës së Kombeve të Bashkuara dhe të ligjeve, që rregullojnë fushën e mjedisit.

3. Këshilli i Ministrave, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, miraton rregullat dhe procedurat konkrete, tё propozuara nga ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, pёr rastet e parashikuara nё pikёn 2, tё kёtij neni.

Neni 3
Përkufizimi i termave

Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këtë kuptim:

1. "Mjedis ndërkufitar" janë territoret tokësore dhe nëntoka, hapësirat ujore, detare e liqenore, përkrah vijës së kufijve shtetërorë të Republikës së Shqipërisë, si dhe hapësirat ajrore mbi to.

2. "Ndikim ndërkufitar në mjedis" është ndikimi i ndjeshëm negativ, që parashikohet të veprojë në mjedisin ndërkufitar të vendit tonë, nga projekte a veprimtari, të pёrcaktuara në aneksin I, të konventës së Kombeve të Bashkuara, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar", që kërkohet të zbatohen në territorin e një vendi fqinj dhe ka kuptimin e dhënë në pikën 13, të nenit 3, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, "Për mbrojtjen e mjedisit".

3. "Palë e prekur" është Republika e Shqipërisë, kur një projekt a veprimtari, që kërkohet të instalohet në territorin e një shteti fqinj, parashikohet të ketë ndikim ndërkufitar në territorin e saj.

4. "Palë shkaktare" është secila nga shtetet fqinje, kur ndikimet ndërkufitare të një projekti a veprimtarie, që do të instalohet në territorin e saj, mund të shfaqen në territorin ndërkufitar shqiptar.

5. "Shtet fqinj" nënkupton shtetet, që kanë kufij, tokësorë apo ujorë, me Republikën e Shqipërisë.

6. "Organ përgjegjës" është Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, e Republikës së Shqipërisë, si dhe struktura përgjegjëse për mjedisin, në një shtet fqinj.

7. "Ligji" është ligji nr.8990, datë 23.1.2003, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis".

8. "Konventë" është konventa e Kombeve të Bashkuara, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar" (Konventa e ESPOO-s), ku Republika e Shqipërisë është palë.

9. "Sekretariat" është sekretariati i konventës, së pёrmendur në pikën 8, të këtij neni.

10. "Ministria" ёshtё Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave dhe çdo organ qendror, qё krijohet nё vijim tё saj, pёr mbrojtjen e mjedisit.

11. "Ministёr" ёshtё ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave dhe çdo ministёr qё do tё ngarkohet, nё tё ardhmen, me mbrojtjen e mjedisit.

KREU II

MASA PËRGATITORE

Neni 4
Marrëveshjet

1. Për të parandaluar ndotjen dhe dëmtimet e mjedisit e të shëndetit nga ndikimet ndërkufitare, Ministria merr nismën dhe fton secilin nga organet përgjegjëse të shteteve fqinje, që janë palë në konventë, të nënshkruajnë me të marrëveshje dy a shumëpalëshe, ku përcaktohen me hollësi angazhimet e secilës palë, për të siguruar zbatimin e plotё tё kërkesave të konventës.

2. Marrëveshjet, sipas pikës 1, të këtij neni, përqendrohen kryesisht në:

a) shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave për projektet dhe veprimtaritë e pёrcaktuara në ankesin I, të konventës;
b) krijimin e hapësirave për kontakte e komunikime, zyrtare dhe jozyrtare, ndërmjet specialistëve, pikave të kontaktit dhe autoriteteve, qendrore e vendore;
c) formimin e grupeve të përbashkëta për shqyrtimin e dokumentacionit dhe zgjidhjen e problemeve, që dalin gjatë procesit të shqyrtimit;
ç) ndërmarrjen e vlerësimeve të përbashkëta të ndikimit në mjedis dhe hartimin e zbatimin e programeve të njësuara të monitorimit;
d) përcaktimin e metodave për identifikimin, shtrirjen dhe vlerësimin e ndikimeve ndërkufitare në mjedis;
dh) përcaktimin dhe respektimin e afateve për të gjitha veprimet, që kryhen gjatë procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar;
e) përcaktimin e shpenzimeve dhe mbulimin e tyre;
ë) vёnien nё dijeni dhe përfshirjen e publikut në të gjitha fazat e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
f) parandalimin e mosmarrëveshjeve, që mund të lindin gjatë procesit dhe përcaktimin e mjeteve për zgjidhjen e tyre.

Neni 5
Kërkesa për të marrë dijeni

1. Ministria kërkon, periodikisht, tё informohet nga organi përgjegjës i secilit shtet fqinj, nëse atij i janë paraqitur kërkesa për zbatimin e projekteve apo të veprimtarive, të pёrcaktuara në aneksin I, të konventës, të cilat parashikohet të shkaktojnë ndikime ndërkufitare në territore tё ndryshme tё vendit tonё.

2. Kur Ministria vëren se në një shtet fqinj kanë nisur procedurat e shqyrtimit dhe mund të zbatohet një projekt a një veprimtari qё do tё ketё ndikim ndërkufitar, për të cilin nuk ka marrë asnjë njoftim nga organi përgjegjës i këtij shteti, i kërkon atij ta vёrё nё dijeni për këtë çështje, duke zbatuar, rigorozisht, kërkesat e konventës, ku ai është palë.
Neni 6
Pjesëmarrja

Kur organi përgjegjës i një shteti fqinj njofton se i janë paraqitur kërkesa për zbatimin e një projekti a veprimtarie, të pёrcaktuar në aneksin I, të konventës, dhe se ai do të fillojë procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, si dhe kur ai ka njoftuar, fillimisht, vetë për këtë çështje, ministri i bën të ditur zyrtarisht se:

a) Republika e Shqipërisë do të marrë pjesë si palë e prekur dhe se Ministria është organi i saj përgjegjës për këtë çështje;
b) Ministria do të përfshihet në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, që do të zhvillojë organi përgjegjës i palës shkaktare, për projektin a veprimtarinë konkrete.

Neni 7
Kërkesat fillestare

1. Ministri, pasi ka njoftuar përfshirjen në proces, me cilësinë e organit përgjegjës të palës së prekur, i kërkon organit përgjegjës të palës shkaktare nisjen, sa më parë, tё kontakteve e tё bisedimeve, për të qartësuar përgjegjësitë, rolet dhe funksionet, që do të ushtrojnë, rregullat e procedurat e zhvillimit të procesit dhe masa të tjera, që garantojnë mbarëvajtjen e tij.

2. Ministria, në bisedimet e kësaj faze, synon të arrijë mirëkuptim për hapat që do të ndërmarrё, për kërkesat dhe propozimet, që do të paraqesë si përfaqësuese e palës së prekur, pёr shmangien, zbutjen dhe eliminimin e ndikimeve ndërkufitare në mjedisin shqiptar.

3. Ministri, gjithashtu, i kërkon organit përgjegjës të palës shkaktare që:

a) projekti a veprimtaria t'i nënshtrohet vlerësimit të thelluar të ndikimit në mjedis;
b) pёr shqyrtimin e tij të zbatohen, me rreptёsi dhe nё mёnyrё tё plotё, kërkesat dhe procedurat e konventës;
c) të paraqesë një përmbledhje të shkurtër të praktikave, që, nё raste tё tilla, përdor për shqyrtimin mjedisor dhe të përcaktojë afatin, brenda të cilit do tё kryhet shqyrtimi;
ç) të identifikojë organin vendimmarrës dhe organet e tjera, me të cilat do të realizohen bisedimet në faza të ndryshme të procesit;
d) të shprehet, paraprakisht, për natyrën e mundshme të vendimit, që do të merret në përfundim të procesit;
dh) të vërë në dijeni propozuesin se projekti a veprimtaria, që ai kërkon të zbatojë, do të ketë ndikime ndërkufitare, do t'i nënshtrohet shqyrtimit të parashikuar për këtë rast, do tё pёrballojё shpenzimet shtesë tё domosdoshme, si dhe do ta njoftojë zyrtarisht për mёnyrёn e mbulimit tё shpenzimeve.

Neni 8
Propozimet

1. Ministria formulon dhe i përcjell organit përgjegjës të palës shkaktare edhe propozimet përkatëse, në funksion të zhvillimit cilësor të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis.

2. Propozimet përqendrohen, kryesisht,:

a) nё vendosjen bashkёrisht nёse se projekti a veprimtaria konkrete përfshihet në aneksin I, të konventës;
b) nё shqyrtimin e përbashkët të kritereve, sipas së cilave një ndikim konkret në mjedis vlerësohet i zakonshëm apo ndërkufitar;
c) nё përcaktimin, gjatë procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, tё rasteve ku duhet bashkëpunuar;
ç) pёr pjesëmarrjen e specialistëve shqiptarë në procesin e vlerësimit;
d) pёr krijimin e grupeve të përbashkëta, për të studiuar dhe për të propozuar zgjidhje për çështjet, që dalin gjatë procesit të vlerësimit;
dh) pёr vlerësimin e dokumenteve dhe të raporteve, të hartuara nga grupet, duke shprehur edhe qëndrimin e vet për to.

3. Kur organi përgjegjës i palës shkaktare nuk është dakord me ndonjërёn nga kërkesat e pikës 2, të këtij neni, Ministria kërkon të vihet nё dijeni për shqyrtimet e bëra pa praninë e saj dhe për përfundimet e arritura.

Neni 9
Njoftimi

Ministri, në mbledhjen më të afërt, vё nё dijeni Këshillin e Ministrave për rastin që është shfaqur, për qëndrimin e tij pёr t'u angazhuar si palë e prekur, për hapat, që do të ndërmarrë, dhe për rolin, që do të luajë në parandalimin e ndikimeve ndërkufitare në shëndet dhe mjedis, duke bashkëpunuar me palën shkaktare, nё pёrputhje me kërkesat e konventës dhe të këtij ligji.

Neni 10
Marrëdhëniet me sekretariatin

1. Ministri, pas komunikimeve paraprake me organin përgjegjës të palës shkaktare, brenda njё muaji nga data e komunikimit tё fundit, njofton sekretariatin e konventës për rastin e shfaqur dhe i kërkon angazhim për zgjidhjen e çështjes, në përputhje me kërkesat e konventës.

2. Ministri i vë në dispozicion sekretariatit, gjatё tё gjithё zhvillimit tё procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, dokumente e materiale, që ajo i vlerëson si të nevojshme.

Neni 11
Njoftimi i organeve të qeverisjes vendore

Ministri, brenda 5 ditёve nga data e shpalljes sё vendimit për të marrë pjesë në proces, si palë e prekur, njofton organet e qeverisjes vendore, (bashkinë, komunën dhe qarkun), Këshillin e Basenit Ujëmbledhës dhe agjencinë rajonale të mjedisit, ku shtrihet zona, që mund të pësojë ndikime ndërkufitare, për rastin e shfaqur, për angazhimet e Ministrisë dhe për bashkёpunimin e detyrat për të parandaluar kёto ndikime.

Neni 12
Bёrja publike

1. Ministri, pas njoftimeve, bën publik rastin, qëndrimin e Ministrisë, kontaktet e para me organin përgjegjës të palës shkaktare, si dhe hapat, që do të ndërmerren në vijim.

2. Ministria, gjatë zhvillimit të procesit të vlerësimit, boton përmbledhjen e dokumenteve, tё ardhura nga organi përgjegjës i palës shkaktare dhe të dokumenteve, tё palёs shqiptare drejtuar këtij organi.

3. Ministria harton dhe paraqet komunikata, deklarata, organizon konferenca shtypi dhe emisione televizive, pёr tё vёnё nё dijeni publikun për ecurinë e procesit.

KREU III

SHQYRTIMI

Neni 13
Kërkimi i dokumenteve

1. Ministri, pasi merr përgjigje nga organi përkatës i palës shkaktare për kërkesat dhe propozimet që i ka dërguar, i kërkon atij dokumentacionin teknik të projektit a të veprimtarisë, raportin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis, si dhe përcaktimin e afatit të shqyrtimit të tyre nga Ministria.

2. Ministria, për dokumentacionin teknik të projektit a veprimtarisë, respekton kërkesat e organit përgjegjës të palës shkaktare, për konfidencialitetin dhe sekretin teknologjik.

Neni 14
Shqyrtimi i dokumenteve

1. Ministri, pёr njё shqyrtim sa mё cilёsor tё dokumenteve tё ardhura, ua përcjell ato ministrive, që lidhen drejtpërdrejt me projektin a veprimtarinë, që kërkohet të ushtrohet.

2. Ministritë, pasi shqyrtojnë dokumentacionin me specialistët e tyre, paraqesin me shkrim, brenda 10 ditëve, qëndrimin zyrtar të tyre, në ministri.

Neni 15
Hartimi i raportit

1. Ministri, për shqyrtimin e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, të dërguar nga organi përgjegjës i palës shkaktare, urdhëron ngritjen e një grupi pune, me specialistë të fushës së mjedisit, nga ministritë e linjës dhe organet e specializuara kërkimore-shkencore, që lidhen me natyrën e projektit dhe llojin e veprimtarisë, që shqyrtohet.

2. Grupi i punës, brenda afateve të caktuara në urdhrin e ministrit, përgatit raportin, i cili përmban:

a) vlerësimet për nivelin teknik, shkencor e metodologjik të dokumenteve, të dërguara nga organi përgjegjës i palës shkaktare, dhe sugjerimet për përmirësimin e tyre, për të garantuar zhvillimin cilësor të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
b) ndikimet ndërkufitare, që dalin nga dokumentet, dhe masat për zgjidhjen për zbutjen apo eliminimin e tyre;
c) përcaktimin dhe përshkrimin e hollësishëm të zonёs, mbi të cilën do të ndikojë ndotja ndërkufitare;
ç) masa të tjera, që zvogëlojnë maksimalisht ndikimet ndërkufitare në mjedisin shqiptar, gjatë zbatimit të projektit.

3. Raporti i miratuar nga ministri i dërgohet organit përgjegjës të palës shkaktare, duke i kërkuar të japë vlerësimet dhe zgjidhjet e tij.

Neni 16
Dosja e zonës

1. Ministria, në kuadër të përgatitjes së dokumenteve, që do t'i dërgohen organit përgjegjës së palës shkaktare, organizon dhe drejton punën për hartimin e raportit të vlerësimit mjedisor të zonёs, që do të ndikohet, dhe krijon dosjen e zonës.

2. Ministria, për të plotësuar dosjen e zonës, kërkon bashkëpunimin e ministrive të linjës, të organeve përkatëse të qeverisjes vendore dhe të organeve të tjera, të posaçme, për dokumente e të dhëna, për vlerat e zonës dhe ndjeshmërinë mjedisore të saj.

3. Dosja e zonës i përcillet organit përgjegjës së palës shkaktare, duke i kërkuar që të mbahet parasysh gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis e, sidomos, gjatë vendimmarrjes.

4. Nëse organi përgjegjës i palës shkaktare paraqet rezerva për dosjen e zonës, Ministria propozon krijimin e një grupi të përbashkët specialistësh, për shqyrtimin në vend të tipareve dhe të veçorive të zonës, që do të pësojë ndikime ndërkufitare. Ky grup, në përfundim të punës, paraqet me shkrim mendimet pranë organit përgjegjës të palës shkaktare.

Neni 17
Përgatitja e dosjes

1. Ministritë përgjegjëse për bujqësinë dhe ushqimin, industrinë dhe energjetikën, rregullimin e territorit, turizmin e kulturën, transportin dhe telekomunikacionin, secila në linjën e vet, plotësojnë dosjen e zonës, me të dhëna nga dokumente zyrtare, të miratuara si strategji, plane veprimi e projekte, që zbatohen në zonën, që mund të preket nga ndikimet ndërkufitare, të cilat dëshmojnë zhvillimet, e tashme e afatmesme, të saj, si për bujqësinë, pyjet, turizmin, infrastrukturën, monumentet e vlerat, historike e kulturore.

2. Organet e qeverisjes vendore evidentojnë vlerat, që përfaqëson zona, popullsinë, urbanizimin, veprimtaritë tradicionale dhe synimet për zhvillimin e saj.

3. Këshilli i Basenit Ujëmbledhës, Komiteti i Menaxhimit të Zonës së Mbrojtur, kur ka të tilla, dhe agjencia rajonale e mjedisit, përgatisin të gjithë dokumentacionin ligjor, administrativ dhe teknik, që pasqyron statusin dhe treguesit mjedisorë të zonës, që do të ndikohet. Këto struktura evidentojnë të dhëna konkrete për përcaktimin e kufijve maksimalë të zonës, që mund të preket nga ndikimet ndërkufitare, duke përshkruar ndjeshmërinë mjedisore të saj, duke identifikuar ndikimin maksimal ndërkufitar në zonë, në tërësi e për çdo përbërës të veçantë të saj, si ujërat, tokën, ajrin, pyjet e biodiversitetin.

Neni 18
Shqyrtimi ndërkufitar

1. Vlerësimin e ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar, të një projekti apo veprimtarie, Ministria e mbështet në:

a) llojin dhe natyrën e veprimtarisë apo të projektit, që do të zbatohet;
b) madhësinë dhe kapacitetin e projektit;
c) teknologjitë, që do të përdoren;
ç) sasinë dhe llojin e energjisë, që do të shfrytëzohen;
d) llojet dhe sasitë e mbetjeve, që gjenerohen për një cikël prodhimi a për një afat kohor të dhënë;
dh) shkarkimet në tokë, ujë dhe ajër;
e) veçoritë e zonës, që mund të ndikohet nga zbatimi i projektit, si:

i. zona ndërkufitare, me ndjeshmëri të madhe mjedisore (laguna, parqe kombëtare, rezervate natyrore, habitate me biodiversitet specifik apo zonë, me vlera të veçanta të peizazhit);
ii. zona ndërkufitare, me interes shkencor të veçantë ose me vlera arkeologjike, kulturore dhe historike;
iii. zona ndërkufitare, me popullsi të dendur, ku projekti i propozuar mund të ketë ndikim negativ shoqëror, ekonomik, kulturor e shëndetësor;
iv. zona ndërkufitare, me specie të rralla dhe të rrezikuara, ku projekti mund të kërcënojë ekzistencën e tyre ose përdorimin e mundshëm të burimeve të një mjedisi, tej kapacitetit mbajtës së tij;
ë) përhapja e ndotjes në një shkallë e shtrirje të tillë, që mund të
rrezikojë rëndë burimet natyrore dhe shëndetin e popullsisë.

1. Nëse pas shqyrtimit ndërkufitar palët nuk bien dakord me shkallën e ndikimit në mjedisin ndërkufitar, atëherë Ministria kërkon ngritjen e një komisioni të përbashkët, për verifikimin e dokumentacionit të procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, i cili do të përgatisë një raport të përbashkët, që do t'i paraqitet komisionit të shqyrtimit të vendit shkaktar.

Neni 19
Kërkesa për këshillim

1. Ministri, në varësi të projektit apo veprimtarisë, të nivelit të dokumentacionit të paraqitur e të problemeve, që kanë dalë, kërkon nga organi përgjegjës i palës shkaktare këshillime të përbashkëta, në nivel ekspertësh ose organesh.

2. Në kërkesën për këshillim saktësohet objekti, dokumentet e materialet, që do të studiohen, ekspertët, që propozohen të marrin pjesë, koha në dispozicion, materiali, që pritet nga këshillimi, dhe mënyra e shqyrtimit të tij nga organet përkatëse.

Neni 20
Grupi i këshilluesve

1. Ministri, pas përgjigjes pozitive të organit përgjegjës për këshillime, cakton grupin e këshilluesve, të cilin e përzgjedh nga grupi, që ka shqyrtuar dokumentet e ka hartuar raportin, sipas kërkesave të nenit 15, të këtij ligji.

2. Grupi duhet të ketë parasysh që këshillimet të përqendrohen në:

a) përcaktimin e variantit më të mirë të mundshëm për projektin e propozuar, duke iu referuar teknologjisë, mundësisë, vendit të instalimit, llojit dhe nivelit të ndikimeve ndërkufitare, që do të shkaktojë, treguesve mjedisorë dhe vlerave të zonës, që do të ndikohet;
b) forcimin e masave të propozuara për zbutjen e ndikimit ndërkufitar;
c) përcaktimin e formave të tjera të bashkëpunimit e të ndihmës së ndërsjellë, për zvogëlimin dhe eliminimin e ndikimeve ndërkufitare;
ç) paraqitjen e rezultateve në raportin përfundimtar të grupit, i cili i dorëzohet organit përgjegjës të palës shkaktare dhe Ministrisë.

3. Ministria, sipas rastit, miraton apo formulon rezervat e pretendimet e saj për raportin dhe ia përcjell organit përgjegjës të palës shkaktare, duke i sugjeruar edhe zgjidhjet.

Neni 21
Grupet dhe komisionet

Grupet dhe komisionet, qofshin të një pale a të përbashkëta, janë organizma ndihmëse, të ngritura, posaçërisht, për të studiuar një a disa çështje gjatë procesit dhe për t'u sugjeruar zgjidhje e alternativa organeve, që i kanë krijuar, të cilat kanë të drejtën të vendosin.

KREU IV

PJESËMARRJA E PUBLIKUT

Neni 22
Pjesëmarrja e publikut

1. Ministria kërkon nga organi përgjegjës i palës shkaktare të sigurojë pjesëmarrjen e përfaqësuesve të publikut dhe të organeve të qeverisjes vendore të zonës, që mund të preket nga ndikimet ndërkufitare.

2. Ministria, gjatë procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis të një veprimtarie a projekti, të përcaktuar në aneksin I, të konventës, i kërkon organit përgjegjës të palës shkaktare të njëjtin angazhim, si dhe zbatimin e kërkesave e të procedurave të njëjta, për të siguruar edhe pjesëmarrjen e publikut shqiptar në këtë proces.

Neni 23
Përmbajtja

Pjesëmarrja e publikut në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar, nënkupton:

a) përcaktimin e përbërjes së publikut, për rastin konkret, si përfaqësues të banorëve të zonës, të qeverisjes vendore, të organizatave jofitimprurëse mjedisore, të biznesit, të shtypit e të mediave, qendrore e vendore;
b) njoftimin e tij për projektin, për ndikimet ndërkufitare, që do të sjellë, si dhe për masat, që do të zbusin këto ndikime;
c) sigurimin e kushteve të përshtatshme, në mënyrë që publiku të japë mendimet në diskutimet për projektin, gjatë të gjitha fazave të këtij procesi;
ç) siguritë procedurale se mendimet e publikut do të shqyrtohen veçanërisht gjatë vendimmarrjes dhe qëndrimi ndaj tyre do të pasqyrohet në tekstin e vendimit.

Neni 24
Lehtësimi i procedurave

Ministria, për të siguruar pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut të zonës, që do të preket, i komunikon organit përgjegjës të palës shkaktare se merr përsipër:

a) organizimin dhe realizimin e pjesëmarrjes së publikut, të organeve të qeverisjes vendore, të organizatave jofitimprurëse, të shtypit dhe të mediave vendore;
b) përkthimin në gjuhën shqipe të dokumenteve të dërguara për publikun nga organi përgjegjës i palës shkaktare dhe shpërndarjen e tyre;
c) organizimin e takimeve e të këshillimeve me propozuesin dhe ekspertë të tij, nëse kjo do të kërkohet;
ç) realizimin e debatit publik, sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr.8990, datë 23.1.2003, "Për vlerësimin e ndikimit në mjedis";
d) grumbullimin dhe sistemimin e kërkesave, të vërejtjeve dhe propozimeve të publikut, përkthimin e tyre në anglisht dhe dërgimin në kohë te organi përgjegjës i palës shkaktare.

Neni 25
Mbulimi i shpenzimeve

Ministria përllogarit të gjitha kostot e shërbimeve, që do të kryejë për të realizuar pjesëmarrjen e publikut, dhe vë në dijeni për to organin përgjegjës të palës shkaktare, duke i kërkuar mbulimin e tyre, para se të nisë zbatimi në praktikë.

KREU V

VENDIMI

Neni 26
Njohja me vendimin

Ministria organizon studimin e vendimit të organit përgjegjës të palës shkaktare, në bashkëpunim me ministritë e linjës, me organet përkatëse të qeverisjes vendore, me organet e specializuara kërkimore-shkencore dhe me përfaqësues të publikut, të angazhuar në proces.

Neni 27
Kërkesat

Ministria, në bazë të studimit të vendimit, formulon kërkesat, që do t'i paraqiten organit përgjegjës të palës shkaktare, për:

a) marrjen parasysh të kërkesave të Ministrisë e të publikut, të shprehura gjatë procesit;
b) respektimin e marrëveshjeve të arritura nga palët gjatë kontakteve dhe bisedimeve;
c) përcaktimin, e saktë dhe të plotë, të kushteve e të rrethanave, në bazë të të cilave duhet të instalohet dhe të funksionojë projekti a veprimtaria, që të mos shkaktojë ndikime ndërkufitare.

Neni 28
Propozimet

1. Ministria, në varësi të vendimit të dhënë nga organi përgjegjës i palës shkaktare, harton, menjëherë, kërkesat e pretendimet, që kanë dalë gjatë studimit të tij, si dhe bën propozime konkrete për plotësimin e tyre dhe ia përcjell ato organit përgjegjës të palës shkaktare, duke i kërkuar thellimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimin e domosdoshëm në këtë proces.

2. Propozimet, përgjithësisht, kanë të bëjnë me rivlerësimin dhe rishqyrtimin e përbashkët të:
a) llojeve dhe të masës së ndikimeve, që do të shfaqen në mjedisin shqiptar;
b) përcaktimit të secilit ndikim, nëse ai është ndërkufitar apo një ndikim çfarëdo;
c) kushteve e rrethanave, të përcaktuara në vendim, për të shmangur ndikimin ndërkufitar të veprimtarisë a projektit të miratuar.

3. Ministria, në varësi të kërkesave, që ka formuluar, e të propozimeve të bëra për vendimin, mund të kërkojë vazhdimin e bisedimeve e të bashkëpunimit në një fazë të përcaktuar, pas marrjes së vendimit.

Neni 29
Monitorimi

1. Në bisedimet e parashikuara në pikën 3, të nenit 28, të këtij ligji, Ministria propozon që :

a) veprimtaria të kalojë vetëm në një fazë prove, gjatë së cilës të monitorohen ndikimet e saj konkrete në mjedisin shqiptar;
b) gjatë fazës së zbatimit dhe të vënies në punë të projektit, të zhvillohet monitorimi i vazhdueshëm i veprimtarisë, për të vënë në dukje efektet negative, të mundshme, të ndikimeve të saj në mjedisin shqiptar.

2. Ministria kërkon, që monitorimet, sipas pikës 1, të këtij neni, të realizohen me shpenzimet e propozuesit.

Neni 30
Rezultatet e monitorimit

Kur rezultatet e monitorimit tregojnë se ndikimi në mjedisin ndërkufitar është i ndjeshёm, ministri i kërkon organit përgjegjës të palës shkaktare rishikimin e vendimit të marrë, që ai të pasqyrojë realisht gjendjen dhe të garantojë se nuk do të ketë ndikime ndërkufitare.

Neni 31
Rrethana të reja

Nëse dalin fakte e rrethana të tjera, të paparashikuara më parë, që diktojnë ndryshime, tërësore apo të pjesshme, të vendimit, Ministria vë në dijeni organin përgjegjës të palës shkaktare për këto rrethana, duke dhënë edhe arsyetimet përkatëse, dhe i kërkon rivlerësimin e gjendjes dhe ndryshimin e vendimit.

Neni 32
Njoftimi i publikut

Pas përgatitjes së kërkesave e propozimeve për vendimin, Ministria e publikon atë, së bashku me pretendimet dhe kërkesat e saj, të cilat ia ka paraqitur organit përgjegjës të palës shkaktare.

Neni 33
Ankimi ndaj vendimit

Kur organi përgjegjës i palës shkaktare nuk i merr parasysh kërkesat e Ministrisë për rivlerësimin e gjendjes dhe për ndryshimin e vendimit, me qëllim shmangien e ndikimeve të ndjeshme negative në mjedisin shqiptar, ministri:

a) i paraqet edhe një herë atij pretendimet, që ka ngritur vazhdimisht gjatë procesit të shqyrtimit, sidomos ndaj vendimit, dhe i njofton se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të mbrojtur mjedisin shqiptar;
b) njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme për ta ndjekur këtë çështje në rrugë diplomatike me palёn shkaktare;
c) njofton sekretariatin e konventës, duke e vënë në dijeni me hollësi për të gjithë gjendjen dhe kërkon angazhimin e tij për të ndikuar te pala shkaktare;
ç) i kёrkon Avokatit tё Shtetit, qё, nёse ёshtё e mundur, tё ndjekё procedurat qё çёshtja tё shqyrtohet nё njё gjykatё ndёrkombёtare.
KREU VI

NDIKIME KONKRETE

Neni 34
Konstatimi i dëmtimeve të mjedisit

Kur Inspektorati i Mjedisit, agjencitë rajonale të mjedisit, organet e specializuara kërkimore-shkencore, që monitorojnë mjedisin, organet e qeverisjes vendore, organizatat jofitimprurëse mjedisore, përfaqësues të publikut apo shtetas të veçantë të zonave ndërkufitare, vërejnë ndotje a dëmtime të mjedisit, të shkaktuara nga veprimtari, që ushtrohen në territorin e një shteti fqinj, njoftojnë Ministrinë, e cila, pasi verifikon vërtetësinë e informacionit, komunikon me organin përgjegjës të shtetit fqinj, duke i kërkuar:

a) fillimin e menjëhershëm të bisedimeve, për të shqyrtuar rastin konkret;
b) marrjen e masave për ndërprerjen e menjëhershme të ndikimeve ndërkufitare në territorin shqiptar;
c) angazhimin për rehabilitimin e mjediseve të dëmtuara dhe për shlyerjen e dëmeve materiale.

Neni 35
Aksidentet industriale

1. Kur vërtetohet se ndikimet e ndjeshme negative në mjedis janë pasojë e një aksidenti industrial, që ka ndodhur në një projekt a veprimtari, që zhvillohet në njërën nga shtetet fqinje, Ministria vepron menjëherë, sipas kërkesave të konventës, "Për aksidentet industriale", ku Republika e Shqipërisë është palë.

2. Kur nga kontrollet, matjet, vëzhgimet e monitorimet vërtetohet se ndikimet e aksidentit industrial janë me pasoja të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin dhe kur ndikimet negative janë shtrirë në njё pjesë të gjerё të territorit të Republikës së Shqipërisë, gjendja brenda vendit trajtohet e përballohet sipas kërkesave të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, "Për emergjencat civile".
Neni 36
Ndikime të largëta

Kur vërtetohet se ndikimet e ndjeshme negative në mjedis janë pasojë e veprimtarive a projekteve, që zhvillohen në territorin e një shteti jofqinj, Ministria:

a) organizon dhe drejton kontrollet dhe monitorimin e menjëhershëm të cilësive të mjedisit e të shkarkimeve, që vërtetohen në përbërësit e tij, si në ujë, ajër, tokë e biodiversitet;
b) përcakton llojin, sasitë, intensitetin e ndikimeve negative dhe shtrirjet, hapësinore e territoriale, të tyre;
c) njofton shtetasit për zonat e prekura, për ndikimet, që janë shfaqur, si dhe i udhëzon për masat, që duhet të marrin, për t'u mbrojtur prej tyre;
ç) njofton shtetin përkatës për llojet e ndikimeve dhe shtrirjen e tyre në territorin e vendit tonë, si dhe kёrkon fillimin e menjëhershëm të bisedimeve, ndërmjet organeve përkatëse, për të përballuar gjendjen;
d) i kërkon shtetit përkatës marrjen e masave të menjëhershme për ndërprerjen e ndikimeve negative;
dh) i kërkon mbulimin e shpenzimeve për përcaktimin e mjediseve të dëmtuara nga ndikimet negative dhe për rehabilitimin e tyre;
e) i parashtron kërkesat e argumentuara për shpërblimin e dëmeve, të shkaktuara nga ndikimet negative.

Neni 37
Parapërgatitja

1. Ministria përgatit, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, planet dhe programet e veprimit, kur vërtetohen rrethanat sipas neneve 35 e 36, të këtij ligji.

2. Planet dhe programet miratohen nga ministri dhe, në bazë të tyre, veprohet për çdo rast konkret .

KREU VII

DISPOZITA TË FUNDIT

Neni 38
Formatimi i dokumentacionit

1. Dokumentacioni, që përdoret për komunikimet me organin përgjegjës të palës shkaktare, si kërkesa, propozime, njoftime, informacione e komunikime, standardizohet.

2. Ministria përgatit dhe formaton, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, dokumentacionin, që do të përdoret në komunikimet me palën shkaktare, i cili miratohet nga ministri.

Neni 39
Gjuha

Për të lehtësuar bashkëbisedimin dhe komunikimin shkresor me organin përgjegjës të palës shkaktare, si dhe për të shmangur mosmarrëveshjet e keqkuptimet, që vijnë për shkak të gjuhës e të përkthimeve, Ministria propozon përdorimin e gjuhёs angleze.

Neni 40
Afatet

Angazhimi për përcaktimin e afateve dhe respektimi i tyre gjatë tё gjithë procesit janë përgjegjësi parësore të Ministrisë, për të mos patur keqkuptime e mosmarrëveshje në zhvillimin e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në kontekst ndërkufitar.

Neni 41
Shpenzimet

1. Ministria merr masa për përllogaritjen e të gjitha shpenzimeve, të nevojshme dhe shtesё, që do të duhen për të mbuluar kostot e:

a) përgatitjes e të përkthimit të dokumenteve e të komunikimeve me organin përgjegjës të palës shkaktare;
b) veprimtarisë së komisioneve e të grupeve të përbashkëta të ekspertëve, si dhe të komisioneve e të grupeve të punës, që angazhon ministri gjatë tё gjithë procesit;
c) njoftimit e të përfshirjes së publikut në të gjitha fazat e procesit të vlerësimit të ndikimit në mjedis;
ç) monitorimit të ndikimeve negative të veprimtarisë;
d) masave shtesë, që duhet të marrë propozuesi, për të zbutur dhe eliminuar ndikimet ndërkufitare, për të cilat është rënë dakord ndërmjet palëve;
dh) shqyrtimit dhe të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, që mund të lindin me organin përgjegjës të palës shkaktare.

2. Ministria, brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, përgatit listën tip të shpenzimeve të mundshme dhe pёrcakton kriteret, për të përllogaritur vlerën e secilit shpenzim, tё cilat miratohen me udhëzim të veçantë të ministrit.

3. Ministria i njofton organit përgjegjës të palës shkaktare kërkesat për shpenzimet sipas pikës 1, të këtij neni, dhe bën të gjitha përpjekjet për të siguruar se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga ky organ, i cili i siguron ato nga propozuesi i projektit a nga burime të tjera, sipas legjislacionit e praktikave të vendit të tij.

Neni 42
Akte nënligjore

1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave, që, në zbatim të pikës 2, të nenit 2, tё nxjerrё aktet nёnligjore nё zbatim tё kёtij ligji.

2. Ngarkohet ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujёrave, qё, në zbatim të neneve 37, pika 1, 38, pika 2, e 41, pika 2, të nxjerrё aktet nënligjore, në zbatim të këtij ligji.

Neni 43
Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I

JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN EÇMIMEVE TЁ TROJEVE, TЁ PЁRCAKTUARA NЁ HARTЁN PЁRKATЁSE, PЁR QYTETIN E TIRANЁS DHE RRETHIN E KAVAJЁS

Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё nenit 17, tё ligjit nr.9235, datё 29.7.2004, "Pёr kthimin dhe kompensimin e pronёs", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, Kёshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e çmimeve tё trojeve, brenda vijёs sё verdhё tё qytetit tё Tiranёs dhe rrethit tё Kavajёs, tё pёrcaktuara nё hartat pёrkatёse, brenda territoreve pёrkatёse, qё shёrbejnё pёr kompensimin nё tё holla tё subjekteve tё shpronёsuara, me fondin e kompensimit, tё caktuar pёr vitin 2006.

2. Hartat, ku janё tё pёrcaktuara dhe çmimet pёrkatёse, pёr qytetet e Tiranёs, Kavajёs, Rrogozhinёs dhe pёr komunat Luz i Vogёl, Lekaj, Golem, Sinaballaj, Helmёs, Gosё, Kryevidh e Synej, tё cilat i bashkёlidhen kёtij vendimi, janё pjesё pёrbёrёse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Drejtёsisё dhe Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tё Pronave pёr zbatimin e kёtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi menjёherё dhe botohet nё "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. PERIKLIÇULI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave,

V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. PerikliÇuli, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *
V E N D I M

PËR

DHËNIE SHTESË PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR
Z. TAJAR KOKALARI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr 7703, datë 11.5.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Dhënien shtesë pensioni të posaçëm shtetëror z. Tajar Kokalari, në masën e pensionit maksimal, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë të mos kalojë dyfishin e pensionit maksimal.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1.12.2006.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›