E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloj mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave. Mbledhja e sotme e Qeverisë kishte tematikë kryesore: "Paketa e akteve ligj

Sot në orën 17.00, nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano, filloj mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave.
Mbledhja e sotme e Qeverisë kishte tematikë kryesore: "Paketa e akteve ligjore dhe nënligjore për decentralizimin e pushtetit vendor".

Me keto akte te miratuara sot mbyllet cikli pergatitor I reformave decentralizuese dhe ky process hyn tashme ne nje faze te re e cila konsiston ne decentralizimin real dhe progresiv te organeve te qeverisjes vendore .

Në këtë kuadër Këshilli i Ministrasve, në mbledhjen e tij të sotme miratoi projektligjin: "Për sistemin e tatimeve, taksave dhe tarifave vendore".

Në strategjinë e decentralizimit të Pushtetit vendor janë parashikuar masa në lidhje me autonominë financiare të pushtetit vendor ne përputhje me parimet e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Kartës Europiane të autonomisë lokale.
Objekti i këtij projektligji janë tatimet, që klasifikohen si të ardhura, të veta a të drejtpërdrejta, të bashkisë, komunës a qarkut, si dhe llojet e taksave të bashkive /komunave e tarifat vendore. Ky projektligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat për mënyrën e ushtrimit të të drejtave dhe detyrave nga organet e qeverisjes vendore, për vendosjen e nivelit të tatimeve, taksave dhe tarifave dhe mbledhjen e administratimin e tyre.
Në reformen e të ardhurave kombëtare për pushtetin vendor, përfshihen; reforma e transfertave dhe reforma e tatimeve të përbashkëta kombëtare. Reforma e transfertave, po bëhet në koordinim me transferimin efektiv të funksioneve të veta, të përbashkëta dhe të deleguara të pushtetit vendor. Objekti kryesor i kësaj politike është rritja e nivelit të autonomisë në vendimmarrje për të siguuar që këto shpenzime të përputhen me nevojat dhe preferencat e komuniteteve vendore, sipas vendimeve të këshillave vendore.

Tatimet e përbashkëta kombëtare; sipas strategjisë së decentralizimit do të ndahen me pushtetet vendore dy tatime kombëtare: tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin.

Reforma e te ardhurave të siguruara në nivel vendor synon të rrisë autoritetin fiscal të pushteteve vendore, të sigurojë burime të veta të pavarura vendore, të reflektojë preferencat dhe nevojat e komunitetit për nivelin dhe cilësinë e shërbimeve vendore publike.

Projektligji rregullon tatmet dhe taksat vendore dhe jep kuadrin e nevojshëm për tarifat vendore, duke kompletuar dhe bërë rregullimet e nevojshme për autonominë financiare vendore.

Ky projekligj përbën një nga masat më të rëndësishme për implementimin e strategjisë së decentralizimit dhe aspektet e veta të decentralizimit fiskal.

Po në kudrin e paketës së akteve ligjore e nënligjore që miratoi sot në mbledhjen e tij Këshilli i Ministrave, adpoptoi vendimin: "Për miratimin e dokumentit të politikave "Decentralizimi i shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet" dhe masat për zbatimin e tij.

Miratimii këtij vendimi eshte i domosdoshëm pasi u plotëson kuadrin ligjor për pushtetin vendor, për të vepruar në lidhje me decentralizimin e shërbimit të furizimit të ujit të pijshëm. Ky vendim u vjen në ndihmë njësive vendore që të kenë mundësi të ushtrojnë kompetencat e veta të plota në këtë sektor, pasi u është bërë kalimi në varësi të tyre i ujësjellësave, u jepet gjithashtu e drejta ligjërisht që të bëjnë invëstime, etj.

Zbatimi i dokumentit të politikave "Decentralizimi i shërbimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimet" qe miratoi sot Keshilli I Ministrave, është një domosdoshmëri për të qartësuar rrugën që do të ndiqet në kuadrin e decentralizimit per të bërë trasnsferim të disiplinuar të këtij shërbimi me organet e qeverisjes vendore.

Po në kuadrin e paketës së akteve ligjore dhe nënligjore për decentralizimin e pushtetit vendor u miratua projetkligji: "Për një ndryshim në ligjin nr. 8549, dt. 11.11.1999. "Statusi i nëpunësit Civil".

Qëllimi i miratimit të këtij projektligji është që në ligjin "Statusi i nëpunësit Civil" të përfshihet edhe administrata e prefektit. Shtesa që bëhet në ligj, në pikën 2, të nenit 2, ku pas fjalës "… Ministritë…", shtohen fjalët "… administrate e prefektit", I shërben këtij qëllimi.
Miratimi i kësaj shtese ne projektligji synon krijimin e një shërbimi të qëndrueshëm, profesional dhe eficent në administratën e prefektit. Kjo do të bëjë të mundur harmonizimin më të mirë të proceduarave, kritereve dhe funksioneve të kësaj administrate me atë të nënpunësit civil. Administtrata e prefektit realizon komunikim të qëndrueshëm në marrëdhënie me aparatin e Këshillit të Ministrave, ministrive dhe institucioneve të tjera qëndrore. Kjo nënkupton që niveli i veprimtarisë të administratës së prefektit të jetë e qëndrueshme dhe cilësore.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin: "Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimeve të njësive të qeverisjes vendore, për efekt page, e për caktimin e kufjve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore".

Kufijtë minimalë të pagave janë ndërtuar duke pasur parasysh pagat që zbatohen aktualisht, me qëllim që të mos krijohen probleme sociale.

Si kufi maksimal për Bashkinë e Tiranës janë mbajtur parasysh nivelet e pagave të punonjësve të ministrive.

Kjo zgjidhje krijon kushte që organe te qeverisjes vendore të përmirësojnë nivelin e pagave.

U miratua nga Këshilli I Ministrave edhe vendimi: "Për një ndyshim në vendimin nr.277, datë 18.6. 1997, të KM, "Për përfitimet nga statusi i të verbërve".

Në pikën 12 të vendimit nr.277, datë 18.6. 1997, të KM, fjalët "këshillat e rretheve", zëvendësohen me "këshillat e qarqeve". Me daljen e ligjit nr. 8652,dt.31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", këshillat e rretheve u suprimuan dhe si organe të qeverisjes vendore u përcaktuan Komunat/ bashkitë dhe këshillat e qarqeve.

Në hartimin e këtij vendimi është mbajtur parasysh edhe propozimi i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, të cilët kanë propozuar rregullimin ligjor në lidhje me kompetencën, mbi dhënien e masës së financimit për Shoqatën e të Verbërve. Në vendim përcaktohet se masa e financimit për shoqatën e të verbërve përcaktohet nga Ministria e Financave, kurse për degët e saj në rrethe nga këshillat e rretheve përkatëse. Ky vendim i Këshillit të Ministrave synon rregullimin ligjor dhe siguron vazhdimësinë e financimit të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë.
U miratua vendimi "Per miratimin, ne parim, te marreveshjes ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD), per projektin "Pastrim dhe Gjelberim Korca".

Projekti "Pastrim dhe Gjelberim Korca" synon te kontribuoje ne procesin e zbatimit te strategjise se decentralimit duke zhvilluar kapacitetet e qeverisjes vendore ne nivel komune per t'íu drejtuar sfidave te pasigurise se ambientit dhe pabarazise sociale ne nivel vendror.
Ky projekt do te vere theksin ne zbatimin e nderhyrjeve te vogla ne punet publike qe do t'i drejtohen shqetesimeve mjedisore te identifikuara nga banoret vendas ne lidhje me menaxhimin e mbeturinave te ngurta dhe ne ngritjen e ndergjegjshmerise se komunitetit dhe te autoriteteve vendore ne lidhje me menaxhimin e mjedisit ne nivel vendor.
Rezultati primar i projektit do te jete permirsimi i mjedisit te fshatrave dhe mbajtjen e tyre te paster dhe te gjelberuar permes pjesemarrjes se qeverisjes vendore dhe shtetasve ndersa rezultat dytesor do te jete ofrimi i mundesive te punesimit per fshataret e papune.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›