E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Republikës së Shqipërisë mësoi me kënaqësi për miratimin nga parlamenti maqedon të ligjit për themelimin e Universitetit shtetëror në Tetovë. Ajo e përshëndet këtë vendim si

Qeveria e Republikës së Shqipërisë mësoi me kënaqësi për miratimin nga parlamenti maqedon të ligjit për themelimin e Universitetit shtetëror në Tetovë. Ajo e përshëndet këtë vendim si një zhvillim tjetër pozitiv në frymën e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Qeveria shqiptare konsideron se ky hap do të krijojë mundësi të reja arsimimi dhe edukimi dhe do të ndihmojë në mënyrë të veçantë zhvillimin institucional të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, duke u bërë një element i rëndësishëm mirëbesimi dhe integrimi mbarëshoqëror në Maqedoni.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë ndjek me interes zhvillimet në Maqedoni dhe shpreh bindjen se reformat europianizueze atje, përfshirë edhe reformën administrative të ndarjes territoriale, do t'i shërbejnë forcimit të stabilitetit demokratik dhe integrimit në strukturat euroatlantike të mbarë rajonit tonë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›