Sot, 22 korrik 2002, ne Ministrine e Puneve te Jashtme, u mbajt analiza punes se Ministrise per gjashtemujorin janar – qershor 2002. Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade, beri bilancin e ar
Sot, 22 korrik 2002, ne Ministrine e Puneve te Jashtme, u mbajt analiza punes se Ministrise per gjashtemujorin janar – qershor 2002. Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade, beri bilancin e arritjeve te diplomacise shqiptare dhe te detyrave qe dalin per te ardhmen.
"Synimi kryesor i diplomacise, tha znj. Dade, ka qene arritja e rezultateve te prekshme dhe konkrete, duke u perqendruar ne avancimin e piketave te integrimit Evropian e Atlantik. Ne nje periudhe me pak se gjashte muaj, ne pothuajse te gjitha kryeqytetet kryesore evropiane, diplomacia shqiptare ka bere perpjekje intensive dhe te sukseshme duke angazhuar dhe sensibilizuar lideret e politikes se jashtme te ketyre vendeve. Sic jeni ne dijeni kjo ka dhene rezultatet e duhura dhe ka bere qe edhe ato shtete anetare te BE-se qe mund te kene patur ndonje rezerve, tashme kane krijuar nje bindje te plote se marreveshja e Asocimit dhe e Stabilizimit eshte, jo nje premtim, por nje aritje te cilen Shqiperia dhe populli i saj e meriton plotesisht. Nderkohe NATO-ja nuk eshte me nje konstelacion i larget, por nje objektiv i prekshem. Nga ana tjeter politika e jashtme e Shqiperise ka shenuar rritje cilesore dhe ka zgjeruar dimensionet dhe ndikimet e saj pozitive ne rajon. Shqiperia kryesoi me sukses politik dhe profesionalizem Procesin e Bashkepunimit te vendeve te Evropes Juglindore duke e dorezuar kryesimin e saj ne takimin e nivelit te larte te mbajtur me sukses te plote ne Tirane ne muajin mars. Tashme ne kryesojme nje nisme tjeter te rendesishme sic eshte ajo e Bashkepunimit te Detit te Zi. Diplomacia shqiptare, sic vihet re, tashme ka kapacitete politike e profesionale, jo vetem ne politikat bilaterale por edhe ne diplomacine shumepaleshe, e cila disa vite me pare ka qene nje disavantazh.
Duke mare vleresime te vazhdueshme nga faktori nderkombetar, politika e jashtme e Shqiperise ka shpalosur fleksibilitet, balancim dhe konstruktivitet ne marredheniet me fqinjet dhe vendet e rajonit. Pa pretenduar per te qene lidershipi i Ballkanit, eshte fare e qarte se elementet me konstruktive, largpames dhe me vizion te gjere te stabilitetit dhe paqes ne rajon, gjenden te mbrujtura ne politiken e jashtme te Shqiperise. Natyrisht qe kjo eshte cmuar dhe ka gjetur nje perkrahje te gjere nderkombetare".
Duke u ndalur tek marredheniet dypaleshe me vendet europiane, Ministrja Dade theksoi se "mundesite e diplomacise shqiptare jane me te medha, sidomos per sa i perket shperndarjes se informacionit dhe promovimit te veprimtarive te ndryshme".
"Marredheniet e Shqiperise me SHBA, vazhdoi znj. Dade, jane cilesuar "te shkelqyera". Ky percaktim permban ne vetvete te gjithe elementet e bashkepunimit te gjithanshem, por mbi te gjitha mbeshtetjen qe Shqiperia gezon nga SHBA. Perkrahja dhe inkurajimi per te gjitha reformat demokratike dhe nsimat pozitive jane shprehur qarte ne keta muaj qe analizojme. Nder shume faktore vlen te permendet njohja e perpjekjeve te qeverise shqiptare ne luften kunder trafikut te njerzve dhe korrupsionit dhe inkurajimi e ndihma per ta vazhduar me sukses kete lufte. Bashkepunimit ne luften kunder terrorizimit i jane shtuar elemente te rendesise se pare gjate koheve te fundit".