E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot, u nenshkruan, ne Keshillin e Ministrave, dy Marrveshje midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD). Marreveshja e pare ka te beje me Menax

Sot, u nenshkruan, ne Keshillin e Ministrave, dy Marrveshje midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (PNUD). Marreveshja e pare ka te beje me Menaxhimin e Ndihmes se Huaj dhe u nenshkrua, per palen shqiptare, nga Ministrja e Ekonomise, Ermelinda Meksi, ndersa per PNUD, nga Perfaqesuesja e Perhershme e ketij organizmi ne Shqiperi, Anna Stjarnerklind. Dhe Marreveshja e dyte ka te beje me Menaxhimin Ekonomik, e cila, per palen shqiptare u nenshkrua nga Sekretari I Pergjithshem I Keshillit te Ministrave, Ksenofon Krisafi, dhe ne emer te Programit te Kombeve te Bashkuara per Zhvillim, nga Perfaqesuesja e Perhershme e PNUD ne Shqiperi, Anna Stjarnerklind.

Projekti i Menaxhimit te Ndihmes se Huaj ne Shqiperi eshte financuar nga PNUD ne shumen prej 500.000 USD. Ai synon permiresimin e kapaciteteve te sherbimit publik shqiptar per te vepruar si nje bashkebisedues profesionist me komunitetin e donatoreve dhe per permiresimin e kapacitetit institucional te administrates shteterore ne administrimin e ndihmes se huaj. Ky projekt synon te siguroje aftesi te larta profesionale ne zbatim te Strategjise se Rritjes Ekonomike dhe Uljes se Varferise si dhe ne procesin e integrimit te Shqiperise ne strukturat e Bashkimit Evropian.

Projekti i Menaxhimit te Ndihmes se Huaj do te perfshije permiresimin e menaxhimit te kesaj ndihme ne te gjitha fazat, qe nga percaktimi i prioriteteve te zhvillimit, identifikimi i projekteve, paraqitjen e tyre donatoreve, e deri ne procedurat e zbatimit, monitorimit, vleresimit dhe raportimit, bazuar keto ne nje sistem te permiresuar dhe bashkekohor te menaxhimit te informacionit.

Realizimi i ketij projekti do te permiresoje bashkeveprimin e strukturave tona te menaxhimit te ndihmes me ato te komunitetit te donatoreve duke lehtesuar perputhjen e programeve te mbeshtetjes me prioritetet e qeverise shqiptare

Pervec PNUD-it edhe Komisioni Europian i BE ka shprehur gadishmerine per te bashkepunuar ne kete projekt.

Ndersa Marrveshja e dyte ka te beje me menaxhimin ekonomik nepermjet forcimit te kapaciteteve te institucioneve shteterore dhe burimeve njerezore. Projekti i kesaj Marrveshje eshte financuar nga Qeveria Hollandeze dhe kap shumen prej $ 1,2 milion USD. Ai synon te mbeshtese Qeverine Shqiptare ne lidhje me vendosjen e nje funksioni ekonomik, i cili do te ndihmoje ne drejtim te identifikimit e perdorimit te politikave ekonomike dhe do te monitoroje implementimin e tyre.

Ne kuader te Strategjise per Zhvillim Ekonomik ky projekt synon ti jape ritme te reja Zhvillimit Social-Ekonomik te vendit. Mbeshtetja qe do te jepet nepermjet ketij projekti synon rritjen e kapacitetit te institucioneve qeverisese. Pervec PNUD dhe Qeverise Hollandeze, kane shprehur gadishmerine per te bashkepunuar me kete projekt edhe Qeveria Kanadeze, e cila do te mbeshtese zbatimin e tij me ekperte te huaj si dhe USAID qe do te ndihmoje me trajnime ne fushen e politikave ekonomike. Projekti per Menaxhimin Ekonomik do te zbatohet ne koordinim me projekte te tjera te financuara ne fushen e administrates publike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›